Nuk mund të shkosh në një restorant me fustan gjithë gurë e shkëlqim, siç nuk mund të shkosh në një restorant elegant e veshur me atlete. Ca rregulla të kodit të veshjes zonjat dhe zonjushat elegante duhet t’i dinë përmendësh.
Por edhe në rastet kur ende nuk e kanë të qartë se ç’duhet veshur në një darkë apo në një drekë mikeshash, në një takim romantik apo në një festë familjare, ne ju vijmë në ndihmë me një listë të atyre detajeve që duhen shmangur dhe atyre të tjerave që duhen pasur kujdes.
Rezarta Skifteri na ka stiluar një kod të kujdesshëm sipas llojit të restorantit ku je e ftuar.
Mbajeni vëth në vesh! Po tani ç’të vesh? Sa herë e ke bërë këtë pyetje para kanateve të hapura të dollapëve, duke provuar dhjetëra fustane e këpucë? Kur je e ftuar në një drekë ose darkë në restorant, zgjedhja nuk është e thjeshtë, por jo dhe aq e vështirë sa duket. Mjaft të dish ca rregulla.
▪ Veshjet me shkëlqim, xixat, teminat, sepse rrezikon që personi që ke përballë të mbingopet nga pamja jote dhe të marrë vetëm një sallatë Cezar.
▪ Bizhutë e tepruara dhe të mbingarkuara. Nëse të pëlqejnë, duhet të bësh një klasifikim në bazë të vendit ku po shkon dhe të kohës. Nëse bëhet fjalë për një drekë romantike ose shoqërore, bëj kujdes me aksesorët: ose vathë ose varëse, jo të dyja bashkë. Ose byzylyk, ose unazë. Të katërta bashkë? Në asnjë mënyrë. Vështirë se personi që ke përballë do ta kishte mendjen te ajo që po thua.
▪ Takat me bazament në pjesën e përparme, që shkon deri në deri 6 -7 cm lartësi. Lartësi të tilla të këpucës mund të mbahen në darka familjare festive ose darka gala shumë të bujshme, të kombinuara me një fustan gala. Këtë vit janë në modë këpucët me majë dhe pa bazamet përpara. Janë perfekte për një drekë ose darkë.
▪ Në momentin që bëhet fjalë për një drekë ose darkë më intime, që mund të jetë me partnerin ose me mikeshat, takat duhet të eliminohen, edhe bizhutë, bashkë me trukun apo flokët e llakosura më shumë seç duhet. Sa më e freskët të jetë pamja, aq më bukur dhe aq më këndshëm do dukemi në syrin e të tjerëve.
▪ Materialet e ngushta, fustanet shumë të ngjitur dhe tepër të shkurtër, sepse nuk do jesh komode në karrige. Të tillë fustane në momentin që ulesh shkurtohen dhe ngushtohen edhe më. Prandaj më mirë zgjidh një fustan të shkurtër dhe të lirshëm, që në momentin e uljes bëjnë të kundërtën, zgjaten.
▪ Fustanet tub dhe njëngjyrësh, fosforeshentë. Pasi do rrezikoje t’i shkaktoje personit përballë marrje mendsh.
▪ Flokët e mbingarkuara. Mbetet një restorant dhe ndryshon shumë nga mbrëmjet gala. Duhen krehje natyrale dhe kapje të thjeshta. Jo stil banane, jo xixa dhe lule.
▪ Parfumet tepër të fortë dhe të sheqerosur. Gatimet që të serviren në tryezë duhen shijuar edhe me hundë dhe jo vetëm me gojë. Prandaj spërkatu me një parfum të lehtë dhe të freskët, që mos të të përzihet me aromën e ushqimeve dhe si rrjedhojë të mbetesh pa ngrënë nga ndjesia e veljes. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSa shpesh duhet t'i prisni flokët?
Jeni krijuar për njëri-tjetrin? Këto shenja tregojnë nëse jeni në përputhje me partnerin tuaj
Një fjali mund të ndalojë çdo debat, thonë shkencëtarët
Julia Roberts e diagnostikuar me sëmundjen e rrallë: Gjithçka që duhet të dini
Java e parë e shtatzënisë: Është koha për planifikim dhe jetë të shëndetshme
Çizmet që veshën Hailey Bieber dhe Kendall Jenner, janë më të bukurat për këtë sezon dimri
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?
Eskalon deri në prekje fizike debati mes Gjestit dhe Loredanës për cigaret në BBVA
Një ditë para finales së Big Brother - Alaudin Hamiti jep disa informacione për publikun
I tha se Eglit i shkëlqenin sytë më shumë për të, Gjesti i drejtohet Aldos: A po sheh që ta dridhi, ua kam mbaruar kulaçin
Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë