LAJMI I FUNDIT:

Kofshë pule me kunguj, në salcë të sojës, me mjaltë

Kofshë pule me kunguj, në salcë të sojës, me mjaltë

Ka shumë lloje mënyrash për t’i gatuar kofshët e pulës. Provoni këtë recetë për një pjatë aromatike dhe me shumë shije.

Përbërësit:

▪ 8 kofshë pule me lëkurë dhe me kockë;
▪ 2 lugë salcë e bardhë soje
▪ 2 lugë vaj
▪ 2 lugë mustardë
▪ 1 lugë mjaltë
▪ 2 thelbi hudhër
▪ 1 lugë majdanoz
▪ 400 gr. kunguj
▪ kripë, piper i bluar
▪ yndyrë për enën e pjekjes


Përgatitja

Hudhrën e qërojmë, e grijmë, po ashtu grijmë imët edhe majdanozin. Kungujt i lajmë dhe i presim në kubeta të vegjël.

Në enë përziejmë salcën e sojës, vajin, mustardën, mjaltin, hudhrën, majdanozin, kripën dhe piperin.

Salcës mund t’i shtojmë pak ujë, që mos të jetë aq e dendur (por kjo nuk është e domosdoshme).

Kofshëve të pulës nuk ua heqim lëkurën, meqë kështu piqet më mirë dhe kërcet nën dhëmbë, gjatë ngrënies.

Kofshët i fusim dhe i lëmë, për 2 orë, në marinadë. Pastaj i vëmë palë-palë në enën e pjekjes, me madhësi të përshtatshme, apo në një enë zjarrduruese, të lyer me yndyrë.

Mbetjen e marinadës e derdhim përmbi kofshët e sistemuara, gati për pjekje. Copat e kungujve i shpërndajmë pranë kofshëve.

Enën e fusim në furrë të nxehur, në 180°C, duke i pjekur përafërsisht 30 minuta.

Gjatë këtij procesi, kofshët mund t’i lagim me lëngun që krijohet gjatë pjekjes, në mënyrë që mishi të jetë më i lëngshëm.

Kofshët e pjekura i vendosim në pjata, duke hedhur mbi to salcën e ëmbël – të njelmët, me kunguj dhe e shërbejmë të shoqëruar, sipas dëshirës.

/Telegrafi/

Në trend Kuzhina

Më shumë
Si të dozoni majanë në sasinë e miellit: Kjo është masa e furrtarit

Si të dozoni majanë në sasinë e miellit: Kjo është masa e furrtarit

Nga duart tua
Lazanjë

Lazanjë

Kuzhina
Mish çomlek

Mish çomlek

Kuzhina
Shejku me shumë proteina

Shejku me shumë proteina

Pije dhe Kokteje
Si duhet të ruhet fasulja

Si duhet të ruhet fasulja

Nga duart tua
Mish pule dhe perime në shtizë

Mish pule dhe perime në shtizë

Pjata kryesore
Kalo në kategori