LAJMI I FUNDIT:

Mish çomlek

Mish çomlek

Për 4-5 persona duhen:
• mish 500 gr
• qepë l kg
• hudhra 1 kokërr
• vaj 4-5 lugë gjelle
• salcë 1 lugë kafeje
• pak piper i kuq
• uthull 3-4 lugë gjelle
• kanellë, kripë, piper i zi, 2 fletë dafine

Çomleku zakonisht përgatitet me mish viçi dhe me qepë të vogla sa një kokërr: arre. Në mungesë të tyre, mund të përdoren qepë të thata të prera në katërsh.


Thelat e mishit skuqen në fultere me vaj të nxehtë sa të krijohet kore e kuqe pastaj vihen në tenxhere.

Në yndyrën që ka mbetur nga mishi, skuqen qepët dhe vendosen përbri mishit, vihen në zjarr, shtohen thelpinj hudhra, piper i zi, piper i kuq, pak kanellë dhe shuhen me uthull. Pastaj hidhet pak salcë domatesh, ujë dhe përzihen me lugë druri.

Në fund vihet kapaku, anët e të cilit zihen me brumë ose përdoret tenxherja me presion.

Çomleku del më i shijshëm kur përgatitet në enë balte.