LAJMI I FUNDIT:

Sallatë me karkalec, kallamar dhe çokollatë të bardhë

Sallatë me karkalec, kallamar dhe çokollatë të bardhë

Përbërësit:

▪ 150 gr kallamar të pastruar
▪ 150 gr karkalec të pastruar
▪ 10 gr karota në feta të holla
▪ Pak çokollatë të bardhë
▪ Pak spec djegës
▪ Vaj ulliri ekstra i virgjër
▪ Pak hudhër
▪ Kripë

Përgatitja:


Fillimisht presim hollë kallamarin dhe karkalecin, ngrohim më pas tiganin me vaj ulliri (tregoni kujdes që të mos ngrohet shumë vaji), hedhim kallamarin e karkalecin dhe i kavërdisim pak në vaj.

Më pas e shuajmë me pak verë të bardhë.

Kur të ketë avulluar hedhim pak hudhër, spec djegës, çokollatën e bardhë dhe e rregullojmë me kripë. Më pas shtojmë pak ujë të mjaftueshëm për të shuar çokollatën e bardhë.

Pasi e gjitha është avulluar dhe sallata është gati, e vendosim në pjatë sipas formës së dëshiruar.

Në trend Kuzhina

Më shumë
Makarona me salcë

Makarona me salcë

Kuzhina
Kalo në kategori