LAJMI I FUNDIT:

Pite me jogurt

Pite me jogurt

Përgatitja e saj është shumë e lehtë dhe mjaftojnë shumë pak përbërës të cilët gjenden shumë thjesht në çdo kuzhinë

Për 4 persona nevojiten:

* 6 vezë
* 600 ml jogurt
* 125 gr margarinë
* 5 lugë miell
* 500 gr petë të gatshme
* vaj, kripë


Përgatitja:

I thyejmë vezët dhe i ndajmë të bardhat nga të verdhat. I rrahim me mikser të bardhat dhe të verdhat e vezës. Në enën me të verdhat e shtojmë margarinën.

Pas një kohe, në enë e hedhim jogurtin. Shtojmë 2 lugë miell dhe vazhdojmë të përziejmë me tel kuzhine. Pastaj, në enë i shtojmë të bardhat e rrahura dhe hedhim kripë.

Në enën e qelqit rezistuese ndaj zjarrit hedhim vaj dhe vëmë dy petë të gatshme, duke i lënë skajet jashtë enës. E tutëlojmë një petë, e kalojmë në masën në enën e thellë dhe e vëmë sipër petëve në enën e qelqit.

Të njëjtën gjë e bëjmë me të gjitha petët e mbetura. Sipër petëve të tutëluara vëmë një petë të paltuar përgjysmë. Skajet e dy petave të para i paltojmë në brendi të enës së qelqit.

Sipër vëmë edhe një petë të paltuar përgjysmë. Hedhim vaj. Enën e vëmë në furrë. Pjekim 30 minuta, në temperaturë prej 180 gradë.

Piten e presim në copë. Tri copë vëmë në pjatën për servirje. Në dy skajet e pjatës vëmë nga një gjeth sallate jeshile dhe nga një lugë shtalpë. /Telegrafi/

Në trend Kuzhina

Më shumë
Receta të shkëlqyeshme për vezë të fërguara

Receta të shkëlqyeshme për vezë të fërguara

Në çdo kohë
Kaçamaku është racion shumë i shëndetshëm: Do ta hani me delikatesë!

Kaçamaku është racion shumë i shëndetshëm: Do ta hani me delikatesë!

Nga duart tua
Kalo në kategori