LAJMI I FUNDIT:

Trendi i momentit: Buzë pa ngjyrë dhe flokë të lëshuar

Trendi i momentit: Buzë pa ngjyrë dhe flokë të lëshuar

Buzë me ngjyrë që i përngjajnë nuancës origjinale dhe flokë verore të kapur lehtë.

Qoftë të kapur me një lidhëse për dy sekonda, që lëshon teposhtë valët origjinale të flokëve, apo kapje më elegantë, të dy format e kapjes së lehtë të flokëve, kanë një të përbashkët – duken mahnitshëm me buzë pa ngjyrë, si shkëlqyese apo mat.

Shikoni poshtë, 11 të famshme që kanë qëlluar në shenj, me këtë trend bukurie, transmeton Telegrafi.

Melanie Laurent është dukur mahnitëse me një fustan të ndritshëm, të kombinuar me flokë shprishur dhe buzë që kanë nuancën roze. Me anë të shkëlqimit metalik, ajo ka dhënë një goditje suptile, përmes një glamuri të lehtë.


Dianna Agron është dukur plotësisht e freskët dhe verore, përmes grimit delikat të syve, faqe ngjyrë bronz dhe buzë shkëlqyese me ngjyrë që i përngjanë origjinalit, teksa e ka theksuar dukjen me flokë të lëshuara nga pas.

Buzët shkëlqyese të Joan Small, flokët e drejtuara dhe sytë e hijezuara me ngjyrë pjeshke, janë kombinimi i ri, që pritet të kopjohet.

Ne i duam flokët e lëshuara pas të Olivia Palermos, të kombinuara me buzë shkëlqyese pa ngjyrë dhe hije me xixa për sy, për një shëtitje gjatë mbrëmjes.

Rosie Huntington-Whiteley me flokë të lëshuar dhe buzë pa ngjyrë që kanë një nuancë mat, së bashku me një palë syze të zeza, ka dhënë një pamje shumë glamuroze.

Chiara Farragni me flokë të lëshuar në mënyrë natyrale, buzë pa ngjyrë dhe fustan të bardhë, ka treguar një pamje vërtetë verore.

Kate Hudson me buzë roze, flokë të shprishur plazhi dhe buzëqeshje rrezatuese, ka lënë një përshtypje të zjarrtë, duke bërë të gjithë të kenë xhelozi.

Cara Delevingne e ka kombinuar bukur pamjen e saj, me buzë pa ngjyrë, flokë të shprishur të lëshuar pas dhe hije të bollshme në sy.

Alexa Chung është dukur e përsosur me buzë ngjyrë roze dhe flokë që duken sikur të jetë ngritur nga shtrati, duke na bërë që të mos ngopemi me një pamje të tillë verore.

Askush nuk i nxjerrë më mirë dridhjet verore se sa Suki Waterhouse, me flokë të saj karakteristike dhe buzë pa shkëlqim, të kombinuar bukur me një fustan në stil sirene.

Karlie Kloss ka qëlluar në shenjë, me dukjen sikur të surfistes, përmes flokëve të fijezuara dhe buzëve natyrale e plotë shkëlqim. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Çfarë janë

Çfarë janë "puçrrat e seksit" në fytyrë? Pse ndodhin shpërthimet e akneve?

Kujdesi për lëkurën dhe trupin
Si të zgjidhni pallton dhe xhaketën perfekte për këtë sezon?

Si të zgjidhni pallton dhe xhaketën perfekte për këtë sezon?

Keshilla Modë
Rikthehet trendi i viteve 90-ta, jeleku triko po vishet nga yje sikurse Jennifer Lopez, Billie Eilish dhe Sabrina Carpenter

Rikthehet trendi i viteve 90-ta, jeleku triko po vishet nga yje sikurse Jennifer Lopez, Billie Eilish dhe Sabrina Carpenter

Femra
Këshillë e pediatrit: Si të pastrohet hunda e mbyllur te bebet?

Këshillë e pediatrit: Si të pastrohet hunda e mbyllur te bebet?

Këshilla për prindër
Java e dytë e shtatzënisë: Trupi përgatitet për ovulimin dhe momentin më të rëndësishëm kur ngjizet bebja

Java e dytë e shtatzënisë: Trupi përgatitet për ovulimin dhe momentin më të rëndësishëm kur ngjizet bebja

Shtatzëna
Katër gabimet e femrave në herën e parë

Katër gabimet e femrave në herën e parë

Në çift
Kalo në kategori