Kush ka thënë që stina e dimrit është armike e lëkurës? Sigurisht, i ftohti dhe era nuk i bëjnë mirë, por kjo periudhë mund të shfrytëzohet për të rigjetur formën e plotë.
Nëse lëkura në stinën e ftohtë nuk mbrohet me kujdes, bëhet shumë shpejt e thatë, pa ton dhe opake. Në fakt agjentët atmosferikë veprojnë në pjesën më sipërfaqësore të epidermës duke e dehidratuar dhe e bërë delikate.
Nuk dëmtohen pjesët e thella të saj, që janë edhe më delikatet, tek të cilat veprojnë rrezet ultravioletë të diellit. Rrezet Uva dhe Uvb arrijnë shtresën më të thellë të lëkurës, dermën, duke i dëmtuar fibrat elastike, pra pikërisht ato që sigurojnë jetëgjatësinë dhe freskinë e lëkurës. Për këtë arsye nuk është e vërtetë që dimri është armiku i lëkurës dhe i bukurisë. Në veçanti:
* dimri është stina aleate e kurave të lëkurës që zgjasin në kohë: në fakt mund të shfrytëzohet për të filluar trajtimet specifike që japin rezultate të mira por që kërkojnë kohë dhe vazhdimësi…
* gjatë stinës së gjatë të të ftohtit lëkura humb ngjyrën e nxirjes së plazhit dhe rigjen natyrën e saj të vërtetë. Ja gjithë këshillat për ta shfrytëzuar sa më mirë këtë stinë dhe të garantojmë një lëkurë të mëndafshtë për pranverën e ardhshme dhe për verën, kur dielli do të rikthehet për të na goditur.
Zonat kritike
Bërrylat, gjunjët dhe këmbët janë sigurisht pikat më kritike të epidermës. Në fakt, këtu lëkura është shpesh pa jetë, e shuar dhe e rrudhur. Gjatë dimrit, kur trupi, për tu mbrojtur nga i ftohti, mbulohet nga bluza dhe pallto, gjërat sigurisht nuk rregullohen. Lëkura duket sikur hyn në gjendje letargjie dhe ngadalëson ritmin e saj fiziologjik. Epiderma, shtresa më e hollë dhe sipërfaqësore lëkurës, rinovohet çdo 25-28 ditë. Por ky hark kohor tenton të zvogëlohet sidomos në tre raste:
* si pasojë e një teprimi me rrezet diellore
* me kalimin e viteve
* si efekt i dehidratimit tipik dimëror
Në çdo rast lëkura nuk arrin më ta mbarojë procesin e rinovimit në kohë të shkurtër, kështu qelizat e vdekura grumbullohen në sipërfaqe duke formuar një shtresë të ashpër dhe antiestetike dhe i pengojnë qelizave një ringjitje dhe shfaqje në sipërfaqe.
Për ta liruar lëkurën nga qelizat e vdekura është i nevojshëm esfolimi, që përfaqëson etapën thelbësore për ta mbajtur lëkurën sa më gjatë të jetë e mundur lëkura e re dhe plot jetë, si dhe ta përgatisim për përthithjen e vepruesve aktivë të kremrave.
Efekti i menjëhershëm pas përdorimit të esfoliantit? Lëkura është më e lëmuar, e shkëlqyer dhe kompakte, rrudhat e vogla duken më pak.
Rregullat e pastrimit
Lëkura e trupit duhet të pastrohet me kujdesin maksimal, duke ruajtur kështu filmin hidrolipidik, filmin delikat të ujit dhe yndyrës që rimbulon epidermën duke e mbrojtur atë. Ideale për këtë janë vajrat e banjos, produkte që përmbajnë vajra të tretshëm në ujë. Kanë një fuqi shkumëzuese dhe pastrojnë e ndihmojnë lëkurën të rigjejë ekuilibrin e saj hidrik. Në fytyrë përkundrazi, s’duhet përdorur aspak sapun, por produkte specifike pastrues. Mund të zgjedhim mes tipave të ndryshëm, të studiuar për çdo lloj lëkure:
* lëkurë e thatë zgjidhni produkte të lehta dhe superzbutëse
* në raste kouperoze. Shkon shumë mirë edhe versioni në krem, që i pasuruar me substanca më të qëndrueshme dhe të plota, i siguron lëkurës mbrojtjen maksimale
* lëkura të yndyrshme. Për to duhet përdorur një produkt në formë xheli (që nuk përmban lipide) i aftë të largojë çdo gjurmë papastërtie
* për të dembelet. Ka losione 2 në 1, për të pastruar e tonifikuar lëkurën vetëm me një veprim.
Përkëdhelje për pikat më delikate
Buzët
Janë pika më delikate pasi i mungojnë mbrojtësit natyralë ndaj agjentëve atmosferikë. Për këtë arsye plasariten dhe çahen lehtësisht. Për t’i parandaluar këto probleme është mirë që të përdorim një mbrojtës të pasur me substanca të yndyrshme shumë herë gjatë ditës.
Konturet e syve
Edhe kjo zonë është delikate dhe e hollë. E nënshtruar ndaj lëvizjeve të mimikës së fytyrës, bëhet objekt i dehidratimeve, që me të ftohtin mund të theksohen. Për ta mbrojtur duhet të përdorim kremra hidratues me bazë lipozomesh.
Fytyra
Meqenëse është vazhdimisht e ekspozuar ndaj agjentëve atmosferikë duhet mbrojtur sa më shumë të jetë e mundu r me kremra dhe kura të përshtatshme. Prandaj, në mbrëmje e në mëngjes është mirë që të përhapim një shtresë kremi duke u mësuar që ta aplikojmë me anë të masazheve e pickimeve që riaktivizojnë mikroqarkullimin.
Duart
Sikurse fytyra janë pre e lehtë e dehidratimit. I ftohti dhe era mund t’i thajnë e plasaritin. Kurat e përshtatshme janë kremrat me bazë vitamine E dhe vitamine A dhe ato ushqyesit me bazë ureje në dozë të ulët.
E vërtetë & E gënjeshtërt
* Është mirë ta ruajmë lëkurën sa më shumë nga luhatjet e temperaturës. E vërtetë. Kalimi i menjëhershëm nga i ftohti në të ngrohtë e vë në provë të vështirë elasticitetin e mureve të kapilarëve tepër të hollë të fytyrës. Në fakt, me kalimin e kohës, këto mund të dëmtohen e të bëhen më të dukshëm në sipërfaqe: janë simptomat e para të kouperozës. Nuk bëhet fjalë vetëm për një problem estetik: përmes kapilarëve lëkura merr oksigjenin dhe ushqimin.
* Mbi ngrohësit duhet të vendosim ujë, që të fitojë lagështi ajri.
E vërtetë. Duhen për të ruajtur nivelin e duhur të lagështisë së ajrit.
* Ushqimi nuk ndikon mbi shëndeti e epidermës
E gënjeshtërt. Është shumë i rëndësishëm ndjekja e një regjimi ushqimor të drejtpeshuar. Sjellja e selenit (që ndodhet në gjalpë) e ndihmon lëkurën të luftojë radikalet e lira, përgjegjës për plakjen e lëkurës, ndërsa anticianosidët, që ndodhen tek boronicat (rrushi i malit), forcojnë kapilarët.
* Efekti i një maske ushqyese nuk është shumë i ndryshëm nga ai i një kremi. E gënjeshtërt. Maskat i dhurojnë lëkurës së lodhur një forcë të re gjallërie: hapin poret dhe favorizojnë përthithjen e vepruesve aktivë/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSa shpesh duhet t'i prisni flokët?
Jeni krijuar për njëri-tjetrin? Këto shenja tregojnë nëse jeni në përputhje me partnerin tuaj
Një fjali mund të ndalojë çdo debat, thonë shkencëtarët
Julia Roberts e diagnostikuar me sëmundjen e rrallë: Gjithçka që duhet të dini
Java e parë e shtatzënisë: Është koha për planifikim dhe jetë të shëndetshme
Çizmet që veshën Hailey Bieber dhe Kendall Jenner, janë më të bukurat për këtë sezon dimri
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?
Eskalon deri në prekje fizike debati mes Gjestit dhe Loredanës për cigaret në BBVA
Një ditë para finales së Big Brother - Alaudin Hamiti jep disa informacione për publikun
I tha se Eglit i shkëlqenin sytë më shumë për të, Gjesti i drejtohet Aldos: A po sheh që ta dridhi, ua kam mbaruar kulaçin
Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë