Depërtimi në trurin e mashkullit mund të jetë një nga punët më të vështira që ekzistojnë. Femrat janë të prira që të përdorin taktika të ndryshme për të kuptuar se çfarë ndodh në kokën e partnerit, mirëpo mënyra më e mirë dhe më e thjeshtë është të pyesësh.
Dhjetë pyetjet e mëposhtme secila femër duhet t’ia bëjë mashkullit që në fillim të lidhjes, ndërsa disa prej tyre madje që në fazën e joshjes dhe flirtit.
Disa përgjigje ndoshta nuk do t’u pëlqejnë, por është më mirë që të kuptohet e vërteta para se të thellohen ndjenjat.
1. Cilat janë qëllimet tua kryesore
Duhet të pranoni se jo të gjitha qëllimet e tij ju përfshijnë juve. Në fakt, disa prej tyre janë caktuar para se ju të hynit në jetën e tij.
2. Çfarë fëmijërie ke pasur
Duke njohur mënyrën se si është rritur, më lehtë do ta kuptoni personalitetin e tij dhe pse është i tillë si është, transmeton Telegrafi.
3. Çfarë të bën të pasigurt
Është më mirë të dihen pasiguritë e dikujt para se ato të dalin në pah. Në këtë mënyrë nuk do të hutoheni, por do ta dini se si të silleni në momentin kritik.
4. Cilat janë objektivat profesionale
Për të ardhmen e lidhjes është mirë të dini nëse mendon të zhvendoset për shkak të karrierës, të kalojë më shumë kohë në punë dhe të ngjashme.
5. Çfarë pret nga lidhja
Nuk kanë të gjithë mendim të njëjtë për lidhjen. Prandaj është mirë që të sqarohet që në fillim dhe të dihet se çka është për të lidhja e dashurisë.
6. A dëshiron fëmijë
Disa çifte asnjëherë nuk flasin për këtë, prandaj kur njëri partner thotë se dëshiron të ketë fëmijë, mbetet i shokuar kur kupton se tjetri asnjëherë nuk ka dashur të bëhet prind.
7. Çka të tërheq te femra
Secili ka mendimin personal mbi partnerin ideal që nuk ka të bëjë vetëm me dukjen fizike.
8. Çfarë pret nga vetja
Atë që mashkulli e pret nga vetja, sipas të gjitha gjasave do ta kërkojë edhe nga ju.
9. Çka pret nga partnerja jote
Çfarë dëshiron nga ju? Cila është gjëja më e rëndësishme që femra ia ofron? Çka kërkon në përgjithësi nga partnerja?
10. Si është familja dhe miqtë e tu
Kush janë ata, si janë, çfarë bëjnë, cilat janë raportet mes tyre? Më thjeshtë, kuptoni gjithçka në lidhje me familjen dhe miqtë e tij. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Rënia e flokëve pas lindjes, ja si mund ta përballoni atë dhe kur duhet të shqetësoheni
Shkëlqim dhe elegancë: Kjo ngjyrë e flokëve është më e kërkuara e momentit
Stéphanie e Monakos mbush 60 vjeç: Stili maskulin i pjesëtares më rebele të familjes mbretërore
Shkëlqim dhe elegancë: Kjo ngjyrë e flokëve është më e kërkuara e momentit
Stéphanie e Monakos mbush 60 vjeç: Stili maskulin i pjesëtares më rebele të familjes mbretërore
Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj
Jennifer Lopez pozon e zhveshur për koleksionin e këpucëve me flokët që mbulojnë trupin
Trendet e grimit për vitin 2025
Lista me shenjat që tregojnë se një femër është xheloze ndaj një femre tjetër
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos