LAJMI I FUNDIT:

Amenorreja: Çfarë duhet ditur për të?

Amenorreja: Çfarë duhet ditur për të?
Woman with headache

Mungesa e plotë e mujoreve, amenorreja, është një dukuri normale në fëmijëri (pa ardhur menstruacioni i parë), gjatë shtatzënisë dhe në menopauzë. Amenorreja çon në faktin që proceset normale fiziologjike janë ato të cilat kontrollojnë menstruacionet e vonuara.

Amenorreja shfaqet në mungesë menstruacionesh. Ju mund të keni amenorre, nëse organet reproduktive nuk funksionojnë mirë ose nuk keni sasinë e mjaftueshme të hormoneve në trup. Nëse jeni shtatzënë do të keni amenorre deri në lindje, transmeton Telegrafi.

Mujoret paraqiten në ditën e parë të ciklit, që zgjat deri ke dita e parë mujores së ardhshme. Zakonisht ciki i gruas së rritur zgjat 28 ditë. Mirëpo, gjinekologët thonë se 10 deri 20% e grave ka cikël të tillë ideal. Kur cikli ngec, lajmërohet gjatë 5 ditëve të ardhshme.

Zakonisht menstruacionet zgjasin 5 ditë, kjo varet nga cikli dhe dallohet nga njëra gruaja te tjetra – mund të zgjasin 4 ose 7 ditë.


Amenorreja fiziologjike (ose amenorreja normale) lajmërohet para pubertetit, pas menopauzës, në shtatzëni edhe gjatë kohës së dhënies së gjirit. Kur amenorreja është pasojë e ndonjë sëmundje, atëherë flasim amenorrenë patologjike ose abnormale.

Mungesa e plotë e mujoreve, amenorreja, është një dukuri normale në fëmijëri (pa ardhur menstruacioni i parë), gjatë shtatzënisë dhe në menopauzë. Mund të jetë primare (kur zakonet nuk kanë ardhur asnjë herë) dhe sekondare.

Amenorreja quhet primare kur zakonet nuk kane ardhur në moshën 14 vjeçare në mungesë të shenjave seksuale sekondare, ose në moshën 16 vjeçare në prani të shenjave seksuale sekondare. Amenorreja quhet sekondare kur pas një periudhe kohe me mense të rregullta kalojnë 6 muaj pa menstruacion.

Kush e shkakton amenorrenë?

Amenorreja çon në faktin që proceset normale fiziologjike janë ato të cilat kontrollojnë menstruacionet e vonuara. Menstruacionet kontrollohen me interakcionin e hipotalamusit, hipofizës dhe vezoreve, që kërkon endometrium funksional (mukozën e cila e mbështjell brendinë e mitrës). Hipotalamusi është qendër në tru, në interakcion me hipofizën i çon signale vezoreve dhe ashtu që ato normalisht të funksionojnë.

Ky problem i padëshirueshëm i grave nuk është aq i rrallë, dhe shumë me rëndësi të dihet se amenorreja nuk është vetë sëmundja, por simptomë e ndonjë sëmundje ose gjendje e cila i kyç disa organe.

Galaktorreja (sekretimi i qumështit nga gjëndrat qumështore të gjoksit, pavarësisht nga shtatzënia dhe dhënia e gjirit) është po ashtu shenjë, e cili mundet me qenë e lidhur me amenorrenë dhe kërkon ndihmën e mjekut.

Trajtimi i amenorresë varet nga shkaktari

Mund të trajtohet thjeshtë, vetëm duke e ndryshuar ushqimin dhe duke ndjekur një program ushtrimesh, por mund të keni nevojë edhe për kontraceptivë ose barna të tjera. Rrallëherë është e nevojshme ndërhyrja kirurgjike. Ndonjëherë ndodh që menstruacionet të mos kthehen më.

Si mund të mbroheni?

■  Flisni me mjekun nëse nuk keni pasur tre ose më tepër perioda radhazi.
■  Nëse jeni shtatzënë, bëni një test shtatzënie.
■  Nëse i keni menstruacionet e çrregullta, shkruani kohën kur fillojnë, sa zgjatin dhe tregojani mjekut tuaj këtë informatë.
■  Mbani një peshë të shëndetshme me dietë dhe ushtrime.
■  Interesohuni nëse keni ndonjë anëtar në familje me të njëjtin problem.
■  Duhet ta dini se është e mundshme mbeteni shtatzënë edhe pse nuk keni menstruacione të rregullta.

Secili nga shkaktarët e amenorresë, kërkon mjekim. Mbështetuni në mjekun tuaj dhe mos u turpëroni, kërkoni ndihmën e tij. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Shëndetësi Lajme
Kalo në kategori