Nuk ndjehemi mirë në shoqërinë e një të afërmi, një miku, apo një kolegu pune, por nuk jemi të aftë të shkëpusim këtë lidhje. Përse e kemi të vështirë t'i japim fund që nuk na kënaq më?
Cilat janë arsyet që mund ta bëjnë një lidhje të vështirë?
Të gjitha llojet e lidhjeve kërkojnë një sforcim, një vullnet për t’u vënë në dispozicion të tjetrit, të gjithë ne e pranojmë idenë që megjithëse ka ndryshime, ekzistojnë gjithnjë diferenca mes nesh dhe të tjerëve. Ose ne kërkojmë ta anulojmë këtë distancë, duke dashur që tjetri para se të jetë vetvetja të jetë ai që duam ne.
E kemi të vështirë ta pranojmë që ai nuk është ai që ne duam. Dhe pikërisht kur ky iluzion bie, një lidhje fillon e bëhet e vështirë.
Kush e shkakton këtë iluzion?
Në një lidhje mekanizmat tentojnë të vihen secili në vendin e vet. Të përdorura gjithnjë me pavetëdije këto mekanizma përfaqësojnë komplekse që ne i kemi brenda vetes dhe që na ndihmojnë të krijojmë diferencat. Pra ne projektojmë tek tjetri atë që ne duam të jetë. Për shembull ne karakterizohemi nga disa tipare të mira që jemi të kënaqur që i kemi dhe që duam t’ia veshim edhe tjetrit, pa pasur parasysh reagimin e tij.
E njëjta gjë mund të ndodhë për diçka jo pozitive tonën dhe që ne kemi dëshirë ta transmetojmë tek tjetri që për ne është i dashur. Në këtë rast ne vetëm mund të vuajmë pasi tentojmë të veprojmë tek dikush tjetër dhe të ndryshojmë karakterin e tij. Për shembull, një nënë të cilës i ka munguar kujdesi gjatë fëmijërisë, mund të bëhet hiperprotektive, e padurueshme sepse ajo tenton t’i japë fëmijës së saj gjithçka, edhe atë që nuk ka nevojë, vetëm sepse asaj vetë i ka munguar.
Cili është efekti i një marrëdhënieje problematike në imazhin që ne kemi për vetveten?
Problemi i vlerësimit të vetvetes është një term konfliktual. Kur ajo nuk na është shumë e dashur, ne kemi përshtypjen sikur nuk vlejmë gjë, dhe kur jemi te vlerësuar në një marrëdhënie, jemi të bindur që “meritojmë më tepër” e që tjetri nuk është në lartësinë e duhur. Ose, personi nuk është i përbërë nga një bllok i vetëm dhe është mirë që të ndërgjegjësohemi që në fillim për dyvlershmërinë e funksionimit të një marrëdhënieje. Kjo lejon që të mos verbohemi dhe as të mos vihemi në pozicion të vështirë të viktimës së përjetshme. Kjo do të thotë që si tek unë dhe tek tjetri asgjë nuk është perfekte dhe asgjë nuk është hiç. Gjithçka është përbërëse e marrëdhënies.
Nëse ndjenjat evoluojnë apo ndryshojnë, kjo nuk do të thotë që t’ia hedhim fajin vetvetes apo tjetrit, megjithëse disa aspekte janë të padurueshme.
Çfarë na ndalon të dalim nga një lidhje e vështirë?
Para së gjithash ne nuk e kuptojmë se përse ajo është bërë e vështirë. Ajo na pengon të kuptojmë të mirat e sekondave që ajo lidhje na sjell dhe të tjera gjëra që ne i neglizhojmë. Veç të tjerash të shkëputesh nga një lidhje dhe të ndjekësh dëshirën mund të jetë e vështirë: na duket sikur rrezikojmë të mbetemi vetëm, na mundon ideja e braktisjes, dhe frika se nëse ndjekim dëshirën tonë mund të ndëshkohemi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Gjermania dhe Finlanda në alarm pasi një kabllo nënujore që lidhte dy vendet ka pasur “një ndërprerje”
Pesë fjalët e Zelenskyt për t'i shkaktuar frikë Putinit - përpara sulmeve me raketa amerikane thellë në Rusi
Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej
"Jemi të lumtur dhe tani presim kundërshtarin e play-offit" - Muriqi flet pas fitores
Rohde: Gjermania kufizon aktivitetet politike për zgjedhjet e Kosovës në territorin e saj
Kammer: Me këtë rritje Kosovës i duhen 20 vjet për të arritur te gjysma e standardit evropian