Shumë vajza kanë dëshirë të ecin në anën e egër, edhe pse rrezikojnë të thyejnë zemrën e tyre duke u takuar me një djalë të keq. Është e rrezikshme, emocionuese dhe interesante. Ndërsa disa vajza vendosin të lidhen me këta rebelë thjeshtë për ndryshim, shumë prej tyre tërhiqen nga aparenca e ashpër, për to është si një sfidë. Pra, çfarë mund të bëjë një djalë i mirë për të patur dhe krijuar pak kënaqësi në një lidhje?
Këtu janë pesë mënyra për të përfshirë një djalë ’të keq’ në një lidhje:
1. Vajzave u pëlqen të ndjekin
Nëse, që në fillim telefononi gjithë kohës dhe na mbushni duart me lule, ne do të mendojmë që është tepër dhe shumim shpejt. Djemtë pak si rrugaç e dinë që një distancë e mjaftueshme dhe jo e rrezikshme e bën çmimin më të vlefshëm, transmeton Telegrafi.
Ne nuk mund të heqim dorë nga një djalë i keq që na bën ta duam më shumë. Çelësi për djemtë nuk është të jenë të pasjellshëm ose të duken sikur nuk e çajnë kokën. Ju doni një grua të lumtur, jo një çështje të rëndësishme me kompleksin e braktisjes, apo jo?
2. Vajzat duan një djalë të zot me besim tek vetja
Kur vjen puna për të zgjedhur, shumë vajza do të preferonin Russell Crowe në vend të Tom Hanks. Nuk janë muskujt apo pamja e egër ato që tërheqin, por besimi suprem tek vetja.
Një djalë i keq nuk dyshon kurrë tek aftësitë e tij seksuale dhe kjo e bën atë më tepër seksi. Ky lloj besimi i fortë, bëhet edhe më i fortë kur ne fillojmë ta njohim dhe të zbulojmë anën e tij të butë, por jo në takimin e parë!
3. Vajzat duan një mashkull që luan sipas rregullave të tij
Ne pëlqejmë meshkuj që e shohin botën dhe përpiqen ta ndryshojnë atë, ndonjëherë duke e drejtuar një kompani dhe jo duke punuar për të; duke u përballur me problemin, në vend që të ankohen prej tij; duke krijuar diçka dhe jo duke kritikuar.
Burrat që kanë bindje të forta nuk përshtaten me rregullat dhe gjendjet stereotipie. Një djalë i keq i suksesshëm, është kurajoz, merr përsipër rreziqe dhe nuk ka frikë nga dështimi.
4. Vajzat pëlqejnë surprizat
Nuk mund ta dish kurrë se çfarë fsheh nën mëngë një djalë çapkën. Një shëtitje me motor në mesnatë? Një marrëdhënie seksuale në një vend pak të veçantë?
Të krijohet ideja se djemtë çapkënë jetojnë për momentin. Ata nuk mund të kenë sigurime shoqërore apo fonde për pension, por kanë një sens aventure. Pra përmbajuni rregullave tuaja dhe kurseni për pleqërinë, por shtoni pak spontanitet dhe entuziazëm në takimet dashurore.
5. Vajzat duan të joshen
Errësira, një lokal nate, një pije e vërtetë (martini apo xhin) dhe një kërcim i ngadaltë seksi, një aventurë kur nuk ta pret mendja. Këto janë brumi i djemve çapkënë.
Ai mbështetet, na prek dhe bën kon takte të gjata të ngadalta me sy. Një djalë i tillë e bën të dashurën e tij të ndihet si perëndeshë, si e vetmja vajzë e pranishme.
Ai mund ta japë këtë lloj vëmendjeje vetëm një ose dy herë përpara se të hedhë hapin tjetër të joshjes. Por nuk ka gjë më të mirë sesa një djalë “rrugaç” që përpiqet të bëjë përshtypje të mirë ….. madje dhe kur pretendon, se mund të jetë vetëm i keq. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKjo është mënyra më e mirë e Jennifer Lopez për të stiluar një fund me çizme
Veshja e Jenner është shembulli i përkryer për të kombinuar xhinset me këpucë
Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj
Është e mahnitshme se sa i ngjajnë njëra-tjetrës: Kjo është motra e Melania Trump, të cilën ia ka fshehur publikut prej vitesh!
Julia Roberts e diagnostikuar me sëmundjen e rrallë: Gjithçka që duhet të dini
Një fjali mund të ndalojë çdo debat, thonë shkencëtarët
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite