Fëmijëria është një pjesë e jetës të cilën nuk mund ta fshini, pasi ajo ndikon pavarësisht dëshirës suaj në jetën si i rritur dhe prej saj varet suksesi që do të keni.
Shkenca ka vërtetuar se shumë nga ato që na ndodhin në fëmijëri ndikojnë në moshë më të rritur te karakteri dhe formimi ynë. Ja faktet shkencore që lidhin të shkuarën me suksesin e së ardhmes.
Shoqërimi sjell punën
Aftësitë tuaja sociale në kopsht përcaktojnë nëse do të ndiqni apo jo shkollën, ose nëse do të gjeni një vend pune. Kërkuesit nga Universiteti i Pensilvanisë dhe nga “Universiteti Duke” kanë analizuar më shumë se 700 fëmijë kopshti deri në moshën 25-vjeçare.
Ata zbuluan një lidhje të rëndësishme mes aftësive të tyre sociale si fëmijë kopshti dhe suksesit si të rritur dy dekada më vonë. Studimi 20-vjeçar tregoi se fëmijët që ndërvepronin me moshatarët e tyre, që i ndihmonin dhe kuptonin ndjenjat e tyre duke i zgjidhur vetë problemet, kishin më tepër gjasa se të tjerët që të ndiqnin arsimin e lartë dhe të gjenin një punë të mirë.
Prindërit e divorcuar
Nëse prindërit e një fëmije në moshë të re divorcohen, atëherë ai ka gjasa të krijojë marrëdhënie jo të mirë me ta në moshë të rritur. Kjo aplikohej për fëmijët e moshës 3 dhe 5-vjeçare, ku studiuesit treguan mundësinë e vështirësisë së rikrijimit të lidhjes familjare, sidomos me baballarët. Universiteti i Illinoit megjithatë provoi se kjo nuk parashikonte lidhje të këqija dashurore.
Imitimi i prindërve
Nëse në fëmijëri dikush imiton prindërit, studimet zbulojnë se ai/ajo ka gjasa të zhvillojë dëshirën për të menduar se veprimet kanë një lloj qëllimi të panjohur. Kjo e bën atë më të hapur për të ndarë dhe transmetuar kulturën më tej në jetë.
Vajzat ndjekin nënat
Nëse jeni një fëmijë vajzë dhe nëna juaj punon gjatë kësaj kohe, ka gjasa që ju të bëheni në të ardhmen shefe dhe të fitoni shumë para. Këtë e ka zbuluar një studim i Shkollës së Biznesit të Harvardit, ku u vunë re përfitime të rëndësishme te fëmijët që ishin rritur nga nënat që nuk qëndronin në shtëpi.
Sipas kërkimit, vajzat e nënave që punonin, bënin më tepër shkollë dhe kishin gjasa të mbanin një rol supervizues në punë. Po ashtu, ato fitonin 23 për qind më shumë sesa vajzat e rritura nga nënat që qëndronin në shtëpi.
Abuzimi sjell obezitet
Nëse jeni abuzuar seksualisht si fëmijë, keni rrezik më të lartë të bëheni obezë kur të rriteni. Disa studime kanë treguar për lidhjen midis abuzimit seksual dhe eksperiencave të tjera traumatike në fëmijëri dhe çrregullimeve të të ngrënit. Për femrat, rreziku i obezitetit ishte 27 për qind i lartë, ndërsa për meshkujt 66 për qind.
Çapkënëria ju fut në telashe
Nxënësit e gjimnazit që përpiqen të jenë çapkënë dhe të hatashëm, përjetojnë probleme në moshë të rritur. Po ashtu, adoleshentët që sillen më të mëdhenj se mosha e tyre për të fituar popullaritet, kanë gjasa të krijojnë probleme me drogën, alkoolin dhe të përfshihen në sjellje kriminale në moshën 20-vjeçare.
Varfëria dëmton kujtesën
Njerëzit që rriten të varfër dhe që vijnë nga klasat ekonomike të ulëta, përfundojnë me një aftësi më të vogël për të pasur në mendje disa objekte njëkohësisht, sipas Universitetit të Oregonit.
Matematika herët, një avantazh
Një studim i 35 mijë parashkollorëve në SHBA, Kanada dhe Angli, ka zbuluar se kush mëson herët matematikën, mund të ketë një avantazh shumë të madh. Po ashtu, kjo aftësi lidhet edhe me arritjet e ardhshme në lexim.
Dhuna sjell dhunë
Nëse si fëmijë keni parë shumë dhunë në televizor, atëherë ka gjasa të bëheni një i rritur agresiv. Sipas një studimi 15-vjeçar, fëmijët i modelojnë sjelljet e tyre sipas skenave të dhunshme, ku kriminelët shpërblehen për dhunën që shfaqin.
Droga të bën serioz
Nëse rriteni duke parë prindërit që abuzojnë me drogën apo alkoolin, kjo do të ndikojë që në vitet e mëvonshme të silleni si prindi i prindërve tuaj, shkruan Shqip. Duke qenë se kështu lini pas dore edhe fëmijërinë tuaj, do të bëheni shumë seriozë.
Nënë e shkolluar, vajzë e shkolluar
Një studim i vitit 2014 nga psikologia Sandra Tang nga Universiteti i Miçiganit, zbuloi se nënat që përfundonin gjimnazin, kishin më tepër gjasa të rrisnin vajza që bënin të njëjtën gjë.
Nëse ju kanë tallur do e keni të vështirë
Një studim që analizoi fëmijët britanikë nga mosha 7 derisa u rritën dhe u bënë 50 vjeç, zbuloi se fëmijët që viheshin në lojë nga bashkëmoshatarët, kishin marrëdhënie më të vështira me të tjerët, ishin depresivë, në ankth dhe fitonin më pak para.
Bebet që shohin TV, nuk flasin mirë
Duke vëzhguar nënat dhe fëmijët, një studim zbuloi se televizori pakëson komunikimin prind-fëmijë. Po ashtu, prindërit jo të stresuar, rrisnin fëmijë me mirëqenie më të lartë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMegan Markle është e gjatë 171 cm dhe peshon 50 kg: për të qenë e dobët, ajo ha këtë ushqim çdo ditë!

Modeli i flokëve më popullor: I shton dhjetë vjet fytyrës dhe ka një tjetër të metë të madhe

Afshet e nxehta në menopauzë; si duhen trajtuar dhe menaxhuar

Arsyet e gabuara për të mbajtur shoqëri me ish- të dashurin
Truk për gjoks më të madh për të cilin vajzat çmenden! (Video)
Sa janë përmasat reale të Kim Kardashian? A është beli i saj vërtet aq i hollë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

I doli veç një votë më shumë pas rinumërimit, ish-deputetja i përgjigjet nënkryetarit të LDK-së në Vushtrri

NYT: Përplasje e madhe mes Muskut dhe Rubios para syve të Trumpit

Azemi i LDK-së: Po e presim kryetarin e LVV-së le ta bëjë hapin i pari për Qeverinë

Reagimi i ashpër i Ronaldos kur pa sozinë e tij: Nuk je si unë, je shumë i shëmtuar

Eksperti amerikan, Joseph: Kurti të përgatitet për presione të forta nga administrata Trump

UEFA publikon katër ekipet më të shtrenjta në botë – vendi i parë do t’iu shokojë