Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Vushtrri, Shkelzen Xhaferi, ka reaguar ashpër pas rinumërimit të votave në këtë komunë, duke akuzuar kandidaten Rrezarta Krasniqi për krijimin e një “histerie” të panevojshme dhe bashkëpunim me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) për të dëmtuar kryetarin e degës së LDK-së, Xhafer Tahiri.
Sipas Xhaferit, pas rinumërimit të votave, rezultoi se Krasniqit i mungonte vetëm një votë, ndryshe nga pretendimet fillestare për vjedhjen e 1,500 votave.
Ai e ka akuzuar atë se me këtë veprim ka dëmtuar imazhin e LDK-së në Vushtrri dhe ka kërkuar nga kryetari i partisë, Lumir Abdixhiku, që të marrë masa ndaj saj.
“Dy herë aktivistët e LDK-së në Vushtrri të dhanë mandatin për deputete, bëre 0 punë për ta. Kur nuk fitove herën e tretë, na njollose të gjithëve!”, ka shkruar Xhaferi, duke e quajtur këtë veprim të Krasniqit një përpjekje për të përçarë partinë dhe për të ndihmuar PDK-në.
Në anën tjetër, Rrezarta Krasniqi ka mohuar se ka pasur ndonjë qëllim personal në këtë çështje, duke thënë se ajo ka denoncuar një fenomen të manipulimit të votave në Vushtrri, i cili sipas saj ka prekur shumë kandidatë.
“Angazhimi im për të denoncuar këtë fenomen të manipulimit në Vushtrri nuk ka pasur asnjë lidhje me arsye personale, por ka qenë një veprim i domosdoshëm për të luftuar padrejtësitë, për ta mbrojtur votën tuaj ndaj LDK-së dhe për të kontribuar në ndriçimin e një fenomeni që dëmton sistemin zgjedhor dhe besimin e qytetarëve”, ka shkruar Krasniqi.
“Nuk është me rëndësi sa vota kam humbur ose kam fituar personalisht, e rëndësishme është tendenca e komisionerëve të porositur që dhjetëra vota kanë qenë të shkruara për kandidatin në sistem, përderisa në kuti nuk kanë ekzistuar ato vota”, ka shtuar tutje Krasniqi.
Ajo ka bërë të ditur se pret raportin e Prokurorisë për këtë çështje dhe ka paralajmëruar hapa të tjerë juridikë për të mbrojtur votën.
“Gjithsesi, presim raportin e prokurorisë dhe do të vazhdojmë me hapat e radhës. Vota është e shenjtë dhe do ta mbroj me çdo mjet juridik”, ka përfunduar Krasniqi.
Përplasja e brendshme brenda LDK-së në Vushtrri pritet të marrë një drejtim të ri pas daljes së rezultateve të hetimeve të plota./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Historiku: Atentati që tronditi Lezhën sonte, djali i viktimës i përfshirë në vrasjen e Brilant Martinajt

Haxhi Avdyli i LVV-së konfirmon marrëveshjen me Nismën: I kemi 61 vota

Sot i ekzekutuan babanë në Lezhë, kush ishte Roan Brahimi i vrarë në Greqi - njihej si kundërshtarë i Ervis Martinajt

Deliu-Kodra: Qëndrimi i Nismës mund të ndryshojë sipas rrethanave politike

Si funksionon botoksi dhe a ka efekte anësore – dermatologia Krasniqi: Mos të aplikohet nga moshat e reja

Shqipëri dhe Kosova me hapa të përbashkët drejt BE-së

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Gjesti befason me deklaratën në Big Brother VIP Albania: Unë vet e kam bërë punën që të më goditë dikush

I qeshur dhe duke bërë shenjën e grushtit - Jozi shfaqet në një tjetër video mes miqsh në Tiranë

Atentat me katër të plagosur në Tiranë, mes tyre dy të mitur

Historiku: Atentati që tronditi Lezhën sonte, djali i viktimës i përfshirë në vrasjen e Brilant Martinajt

Meloni takohet me Trumpin në Shtëpinë e Bardhë - italiania befasohet nga furia e gazetarëve

"Pa të në fushë Man Utd do të luftonte për mbijetesë" - Rio Ferdinand tregon lojtarin më të rëndësishëm të Djajve të Kuq