Afshet e nxehta në menopauzë; si duhen trajtuar dhe menaxhuar

Afshet e nxehta në menopauzë janë ndjesi të papritura të rritjes së temperaturës së trupit. Janë një simptomë e shpeshtë e grave që po përjetojnë këtë fazë të jetës
Është një manifestim i bezdisshëm që në disa raste zgjat edhe për vite të tëra.
Ato ndodhin më shpesh gjatë natës duke shkaktuar djersitje dhe prishje të cilësisë së gjumit. Kur ato manifestohen në formë të rëndë, kërkojnë trajtime specifike.
Afshet e nxehta janë argumenti kryesor në vizitat mjekësore gjatë kësaj faze. Gratë përjetojnë një nxehtësi të papritur që fillon në fytyrë dhe drejt gjoksit e më pas hapet në gjithë trupin. Zakonisht zgjasin tre deri në katër minuta.
Disa gra përjetojnë edhe rrahje të forta zemre dhe një ndjenjë të fortë ankthi gjatë afsheve. Në përgjithësi ato ndodhin një ose dy herë në ditë, por mund të përsëriten edhe më shpesh.
Afshet ndodhin për shkak të ndryshimeve hormonale që ndodhin gjatë kësaj faze. Sipas një vlerësimi, 80% e grave përjeton afshe gjatë menopauzës.
Si menaxhohen ato?
Trajtimi mjekësor për menaxhimin e afsheve të nxehtësisë në menopauzë bazohet në medikamentet farmaceutike, këshillon Living.
Në disa raste, rekomandohet një terapi hormonale që konsiston në marrjen e estrogjenit. Një trajtim i tillë përfshin edhe risqe, prandaj situata duhet vlerësuar nga mjeku. Në çdo rast, kjo terapi nuk duhet t’i kalojë dy vite.
Në raste të tjera jepet një terapi antidepresive me doza të ulëta. Por kjo terapi nuk është shumë efikase për të trajtuar episodet më të rënda në kundërshtim nga terapia hormonale.
Në disa raste, për të qetësuar simptomat mund të jepen edhe antikonvulsivantë.
Megjithatë, jo gjithmonë këto afshe duhen trajtuar nga ana mjekësore. Në pjesën më të madhe të rasteve, trajtohen nga vetë gratë. Rekomandohet t’i nënshtroheni një regjimi ushqimor të shëndetshëm duke evituar ushqimet shumë të përpunuara ose pikante.
Duhet të evitoni kafenë dhe alkoolin si dhe ushqimet shumë të yndyrshme. Nëse jeni mbi peshë, duhet të humbisni kilogramët e tepërt. Duhani gjithashtu nuk këshillohet.
Duhet gjithashtu të vishni veshje të lehta, të realizuara nga fibra natyrale dhe të qëndroni në ambiente të ajrosura mirë.
Mund të aplikoni edhe teknikat e relaksimit si yoga ose TaiChi, në të cilat stresi është një faktor determinues në rritjen e episodeve të nxehtësisë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo ketuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Fustanet valëvitëse për çdo ditë: 10 kombinimet që do të vishni nga mëngjesi në mbrëmje

Kendall futi pardesynë poshtë fundit dhe në fakt duket mirë!

Konfuzioni i pasarelave: Pamja e ngjashme me Bella Hadid shkaktoi bujë në industrinë e modës

Femrat ndahen edhe nga mashkulli të cilin e dashurojnë thellësisht, por e bëjnë këtë me arsye

Java e 11-të e shtatzënisë: Bebja juaj mund të gogësijë, të thithë dhe të gëlltisë në mitër, kurse ju përgatiteni për urth

Yllka Brada prezanton koleksionin "Unity" në 'Skopje Fashion Festival'

Këto dy lokale janë vënë me qera – çmim të arsyeshëm dhe me mundësi bashkimi ID-236

Çmimi i banesës në lagjen Aktash me zbritje – shfrytëzojeni këtë mundësi ID-226

OFROHET ME ZBRITJE – objekti afarist me 600m² po lëshohet me qera ID-124

EXTRA ZBRITJE – Shitet banesa me 91.5 m² në Prishtinë ID-159

Shitet banesa e përshtatshme për familje të vogla, 93.72m² në Prishtinë – mundësitë e pagesës të përshtatshme për gjithsecilin ID-235

Fotot e rreme të vajzave të reja të zhveshura – të krijuara me Inteligjencën Artificiale – tronditin një qytet të vogël spanjoll

Zbuloni sekretin e bukurisë me peptide të kolagjenit Naturagen – tash me 50% në Telegrafi Deals

Stil, funksionalitet dhe zbritje – ofertat në Telegrafi Deals nuk kanë të ndalur

Shfrytëzo ofertën – blej me zbritje maicën në Telegrafi Deals

Syze Hugo Boss ekskluzivisht me zbritje në Telegrafi Deals
Më të lexuarat

Ish-ministri serb për Asociacionin: Shqiptarët fitojnë, serbët humbin gjithçka

Luana Vjollca reagon pas dyshimeve se po i qarkullon një video erotike në internet

Ish-ministri serb tregon kush e ngriti politikisht Milan Radoçiqin

Putini shfaqet me një shenjë të errët të pashpjegueshme në ballin e tij gjatë paraqitjes së fundit

Çmenduri në Francë, portieri pret penalltinë në minutën e fundit dhe shënon në shtesë golin e barazimit

Sekretari britanik i mbrojtjes 'do të dërgojë trupa në Ukrainë'