Punën më stresuese e kanë ushtarët dhe drejtorët, ndërsa më pak stresuese profesorët
Me më së paku stres përballen rrobaqepësit, bibliotekarët dhe floktarët, ndërsa profesionet më stresuese janë profesionet në të cilat jeni përgjegjës për jetën e njerëzve e të tjera, si ushtarët, zjarrfikësit dhe policët.
Ushtarët profesionistë kanë punën më stresuese, ndërsa pas tyre gjeneralët, ka treguar studimi i Universitetit amerikan Wisconsin.
Shkencëtarët kanë krijuar listën prej 200 profesioneve, ndërsa nivelin e stresit e kanë matur në bazë të kërkesës fizike të punës, rrezikut, vdekshmërisë potenciale, udhëtimeve dhe profitabilitetit, shkruan “Daily Mail”.
Puna e gjeneralit është rraskapitëse fizikisht dhe psikikisht dhe përveçqë janë në vijat e para të frontit, më së shumti stres u shkakton shqetësimi dhe përgjegjësia për trupat. Punën civile më stresuese e kanë zjarrfikësit sepse çdo ditë u ekspozohen rreziqeve, ndërsa pavarësisht përparimeve në fushën e sigurisë dhe kujdesit shëndetësor, shumë prej tyre lëndohen ose vriten.
Punën më stresuese e kanë edhe drejtorët e kompanive për marrëdhëniet me publikun, pilotët, drejtorët ekzekutivë, fotoreporterët, gazetarët, shoferët dhe policët.
Me më së paku stres përballen profesorët universitarë, rrobaqepësit, bibliotekarët dhe floktarët, ka pohuar hulumtimi.
“Për profesionet më së paku stresuese karakteristike janë reagimet pozitive që i marrin nga klientët e tyre, dhe këta njerëz janë njëkohësisht edhe më të lumtur. Kështu profesori universitar është mbret i mbretërisë së vet me autoritetin më të madh në klasë dhe studentëve të vet u urdhëron çdo gjë që duhet të bëjnë”, – ka theksuar Tony Lee nga portali amerikan CareerCast.com.
Profesionet më stresuese janë:
• Ushtari profesionist
• Gjenerali
• Zjarrfikësi
• Piloti
• Drejtor i marrëdhënieve me publikun
• Drejtor ekzekutiv
• Fotoreporter
• Gazetar
• Shofer i taksisë
• Polic
Me më së paku stres përballen:
• Profesori universitar
• Rrobaqepësi
• Zyrtari
• Argjendari
• Tekniku laboratorik
• Audiologu
• Nutricionisti
• Floktari
• Bibliotekari
• Makinisti
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Të ngrënit në këtë kohë shoqërohet me shtim të konsiderueshëm në peshë, thotë një studim i ri
Aktiviteti i tepërt fizik çon në fertilitet? Ja ç’thonë studiuesit
Çfarë është sindroma e dhimbjes miofasciale që shkakton ngurtësi të vazhdueshme?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'