Thithja e vetëm një doze, të ashtuquajtur "vijëz" të kokainës është e mjaftueshme për ta ndryshuar "arkitekturën" e trurit dhe për ta bërë trurin e ish-narkomanëve më të ndjeshëm për rikthim, ose kthim në botën e varësisë.
Udhëheqësi i ekspertëve nga Universiteti i East Anglia në Mbretërinë e Bashkuar dr. Peter McCormick e ka kryer një eksperiment në minj për ta përcaktuar se cila është arsyeja se pse përdoruesit e shëruar të kokainës i kthehen varësisë së tyre.
“Edhe pse studimin e kemi kryer në minj, është treguar se të njëjtët receptorë në tru janë përgjegjës për stres dhe varësi ndaj drogës”, tha dr. McCormick.
Sipas revistës “Medical Daily”, studiuesit zbuluan se përdorimi i kokainës e ndërpret lidhjen midis dy proteinave në tru që janë përgjegjëse për ndjenjat e shpërblimit dhe stresit.
Për këtë arsye përdoruesit e kokainës shpesh i kthehen rimarrjes për t’u përballur me situatat stresuese në jetë, kështu që kokaina bëhet “e vetmja zgjidhje”.
“Rezultoi se vetëm një vijëz e kokainës mund ta ndryshojë plotësisht arkitekturën e trurit dhe të shkaktojë rikthim të narkomanëve të trajtuar, dhe ta zvogëlojë vetëkontrollin”, tha dr. McCormick.
Studimi u publikua fillimisht në “The Journal of Neuroscience”. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Gjermania dhe Finlanda në alarm pasi një kabllo nënujore që lidhte dy vendet ka pasur “një ndërprerje”
Pesë fjalët e Zelenskyt për t'i shkaktuar frikë Putinit - përpara sulmeve me raketa amerikane thellë në Rusi
Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej
"Jemi të lumtur dhe tani presim kundërshtarin e play-offit" - Muriqi flet pas fitores
Rohde: Gjermania kufizon aktivitetet politike për zgjedhjet e Kosovës në territorin e saj
Kammer: Me këtë rritje Kosovës i duhen 20 vjet për të arritur te gjysma e standardit evropian