Fëmijët të cilët vuajnë nga alergjitë në kikirikë janë shëruar me sukses nga një metodë e re - duke ngrënë kikirikë. Një eksperiment i madh klinik tregoi se duke rritur sasinë e proteinave të kikirikëve në dietë çdo ditë, fëmijët e kanë trajnuar sistemin e tyre imunitar për ta toleruar këtë lloj ushqimi.
Në fund të studimit, 84 për qind e fëmijëve kanë mundur t’i hanë së paku nga pesë kokrra kikirikë pa reaksione alergjike, thuhet në rezultatet e publikuara në revistën mjekësore “The Lancet”.
Kjo mjafton për t’i mbrojtur nga sulmet nëse aksidentalisht hanë kikirikë në ushqim.
Mjekët i kanë paralajmëruar prindërit që trajtimi duhet të jetë nën mbikëqyrje mjekësore dhe se nuk duhet të provohet në shtëpi.
“Para trajtimit, fëmijët dhe prindërit e tyre e kanë kontrolluar çdo përbërës të ushqimit dhe e kanë shmangur ngrënien në restorante. Tani shumica e pacientëve që i janë nënshtruar trajtimit mund të hanë së paku pesë kikirikë të plotë. Familjet që kanë qenë të përfshira në studim, thanë se u ishte ndryshuar jeta në mënyrë drastike”, tha dr. Andrew Clark.
Studimi përfshiu 99 fëmijë të cilët filluan të hanë sasi të vogla kikirikësh, ndërsa doza u rrit në një periudhë prej katër deri në gjashtë muajsh.
“Kjo më ka ndihmuar shumë. Tani nuk kam më frikë që kur të dal me miqtë e mi dhe të ha diçka, do ta përjetoj ndonjë sulm. Ky ishte një problem i madh për mua që nga fëmijëria dhe jam mirënjohës që e kam mposhtur”, tha gjashtëmbëdhjetëvjeçari Thomas Baragwanath.
Ekspertët mjekësorë do të bëjnë teste të tjera para se të aplikojnë për licencë për këtë teknikë. Për këtë mund të duhen disa vjet.
Ndërkohë, spitali universitar Cambridge planifikon të hapë një klinikë për alergjinë ndaj kikirikit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A