Pas muajit të gjashtë te foshnjat fillon të dalë dhëmbi i parë në gojë. Foshnjat mund të jenë të parehatshme gjatë daljes së dhëmbëve. Gomat pastruese të dhëmbëve, të cilat fillimisht janë ftohur në frigorifer, mund të ndihmojnë.
Foshnjat shpesh pëlqejnë të kafshojnë ndonjë copëz molle apo gjë tjetër, por ajo mund t’u shkaktojë dhimbje. Kërkoni nga farmacisti juaj t’ju preferojë ndonjë xhel për mishin e dhëmbëve që ua lehtëson foshnjave mundimin që shkakton dalje e dhëmbëve.
Mbani mend, nëse një foshnjë nuk duket mirë për më shumë se një ditë, kjo mund të mos jetë si rezultat i problemit të daljes së dhëmbëve, andaj konsultohuni me mjekun tuaj.
Si t’i mbani shëndetshëm dhëmbët e foshnjës tuaj?
Me daljen e dhëmbit të parë, është e rëndësishme të mendoni si t’i mbani ato të shëndetshëm. Ajo çfarë fillimisht mund të bëni është të filloni t’i pastroni ata ose me ndonjë pëlhurë të butë ose me ndonjë brushë dhëmbësh shumë të butë, gjatë kohës së larjes.
Kur ju i pastroni dhëmbët e foshnjës, mbani mend ta çoni buzën e bebes dhe të siguroheni që dhëmbi pastrohet deri në mishin e vet. Kontrolloni për ndonjë shenjë ose tërheqje. Nëse vëreni ndonjë ndryshim, kërkoni nga dentisti i çerdhes (nëse e keni foshnjën në ndonjë çerdhe) ose nga dentisti familjar të shikojë për ndonjë problem.
A mund të përdorni pasta fluori për foshnjën tuaj?
Ju mund të përdorni pasta fluroni për të ndihmuar dhëmbët të bëhen të fortë. Zgjidhni pasta me shije jo të rëndë. Rekomandohet që pastat me fluor të përdoren rregullisht edhe te foshnjat për të maksimizuar efektet e fluorit.
Çfarë e shkakton prishjen e dhëmbëve?
Kur foshnja han ushqim të pasur me sheqer, bakteret në gojë shtohen dhe krijojnë një acid që tret dhëmbët dhe krijon vrima. Rreziku kryesor për prishjen e dhëmbëve është pirja e shpeshtë dhe ngrënia e ushqimit që përmban sheqer. Andaj, mos e lejoni fëmijën tuaj të ecë vërdallë ose të flejë me shishe ose me gotë të lëngut, pije të ngrohtë, ose pije të tjera të ëmbla. Nëse duhet të përdorni patjetër shishe për ta qetësuar foshnjën, sigurohuni që të ketë vetëm ujë në të.
A janë të rrezikuar fëmijët juaj nëse ju keni dhëmbë të prishur?
Nëse ju keni prishje të dhëmbëve, duhet të siguroheni që ato të rregullohen te dentisti, pasi prishja është e ngjitshme (mund të përcillet). Ju mund t’ia jepni bakteret foshnjës tuaj. Mbani mend të mos ndani lugë, gota ose ushqime me foshnjën, për të shmangur përcjelljen e baktereve tuaja. Dentisti juaj mund t’ju këshillojë edhe mënyra tjera për ta pakësuar rrezikun për foshnjën tuaj.
Kur duhet ta dërgoni foshnjën te mjeku i dhëmbëve?
Ideale do të ishte sikur deri në moshën njëvjeçare foshnja të ketë bërë një vizitë te stomatologu. Mjeku i dhëmbëve nuk do të ndërhyjë në dhëmbët e foshnjës tuaj, por vetëm do t’i kontrollojë ato për të parë problemet e zhvillimit dhe mund t’ju japë juve këshilla të mira se si t’i mbani dhëmbët e foshnjës tuaj të shëndetshme. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPse duhet të vendosni sodë buke poshtë syve?
Ti je e dashura numër 2
Ivanka Trump sinonim i elegancës në Ditën e Inagurimit, por çfarë sekreti fsheh veshja e saj?
Mesazhet sekrete që mund të ndihmojnë fëmijët autikë
Është e mahnitshme se sa i ngjajnë njëra-tjetrës: Kjo është motra e Melania Trump, të cilën ia ka fshehur publikut prej vitesh!
Një fjali mund të ndalojë çdo debat, thonë shkencëtarët
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!