Antibiotikët tek ne përdoren sikur aspirinat. Mjafton të keni rrjedhje të paktë nga hunda, që teshtitja apo dhimbja e kokës të ju bëj nervoz, dhe menjëherë të zgjatni dorën për ilaçin “shpëtimtar” - antibiotikun. Kë silloj konsumimi i ilaçeve, shumë thjesht, quhet keqpërdorim.
Në disa shtete janë zbatuar rregulla të shumta për përdorim më racional të këtyre ilaçeve.
Jo vetëm që shtetet duan të ruajnë paratë në fondet e tyre shëndetësore por, çfarë është më e rëndësishme, me përdorimin e pakontrolluar të antibiotikëve zvogëlohen gjasat për shërimin nga sëmundjet më serioze, e për shkak të imunitetit të dëmtuar, edhe gjeneratave të ardhshme u lihen në trashëgim bakteret “e pashkatërrueshme”.
Antibiotikë të rinj nuk ka – ilaçet e reja nga ky grup të cilat hidhen në treg, janë modifikime të antibiotikëve ekzistues.
Në Francë, ku përdorimi i antibiotikëve para disa vjetësh ka qenë më i madhi në Evropë, është zbatuar fushata reklamuese kundër përdorimit të tyre të tepërt. Janë përdorë edhe spotet televizive, në të cilat pacientët lusin mjekët mos tu përshkruajnë antibiotikë pa nevojë.
Aksioni ka dhënë rezultate: – për tetë vite ka rënë përdorimi i antibiotikëve në ambulantë për një të tretën.
Çekia ka veçuar pikërisht përdorimin në masë të tepërt të antibiotikëve. Analiza ka dëshmuar se në Çeki madje gjysma e antibiotikëve përshkruhen gabimisht. E ilaçi pa efekt vetëm sa zgjat sëmundjen, qëndrohet shtrirë edhe më gjatë në spitale, që drejtpërsëdrejti ndikon në ndarjet e mjeteve shtetërore për shëndetësi.
Vlerësohet se problemi me mosefikasitetin e antibiotikëve, nga të gjitha shtetet, të jetë më i madhi në Ballkan, e më i vogli në Holandë.
Ekspertët tërheqin vëmendjen se është e domosdoshme që në praktikën tonë shëndetësore të vërtetohen në mënyrë precize indikacionet për përshkrimin e antibiotikëve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City