LAJMI I FUNDIT:

Kur duhet të jepen antibiotikë?

Kur duhet të jepen antibiotikë?

Nëse mjeku juaj ka përshkruar antibiotikun, ia jepni fëmijës saktësisht ashtu siç është përshkruar nga mjeku - në dozën e caktuar dhe periudhat kohore të caktuara për t’u arritur efekti maksimal.

Ndalja e parakohshme e dhënies së antibiotikut para kohës së përshkruar është kundërproduktive, bile edhe nëse fëmija ndjehet dukshëm më mirë, transmeton Telegrafi.

Ndërprerja e terapisë para kohe mund të çojë në atë situatë që fëmijës tuaj do t’iu duhet antibiotikë shumë më të fuqishëm për të mjekuar infeksionin e caktuar, çka do të thotë se zhvillohet rezistenca e baktereve ndaj antibiotikëve.

Gjithmonë tregoni mjekut ose farmacistit për barnat tjera eventuale që fëmija i juaj merr, mos shfrytëzoni suspenzionin e antibiotikut më parë të hapur, por edhe vërtetojeni afatin e përdorimit, Nëse përdorni suspenzion, tunde mirë para përdorimit.


Ikni dhënies së antibiotikut pasi fëmija të ketë ngrënë, sepse mund të ngadalësohet përthithja e antibiotikut, si dhe mos i merrni me qumësht ose me antacid antibiotikët e grupit të tetraciklinave.

Vështroni të gjitha reaksionet e pazakonshme derisa fëmija është në terapi me antibiotikë dhe nëse urina e fëmija ndërron ngjyrën (bëhet e mbyllët), ka kruarje ose ka të ënjtur (edema), menjëherë drejtojuni mjekut.

Shumë antibiotikë në mesin e të cilëve janë edhe ampicilinat, amoksicilina etj, mund të shkaktojnë efekte anësore të padëshiruara siç janë: mundimi në lukth dhe barkqitja e herëpashershme, por që nuk janë arsye për ndërprerje të terapisë. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Shëndetësi Lajme
Kalo në kategori