Lëndët shtesë të cilat kanë selen në përbërje pengojnë krijimin e polipeve (krijimeve adenomatoze) në zorrën e trashë, bëjnë të ditur shkencëtarët nga Instituti Kombëtar për Hulumtime në Genoa të Italisë.
Në një studim kanë marrë pjesë më shumë se 400 persona të eksperimentuar, të cilët tashmë kishin pasur largim të polipeve të zorrës. Atyre më pas u është dhënë sasi shtesë ditore e ushqimit të pasur me selen (200 mcg), zink (30 mg) dhe vitaminat A (6000 IU), C (180 mg) dhe E (30 mg).
Rezultatet kanë treguar se ndryshe nga grupi që ka marrë placebo (substancë pa efekt), në 40% të pacientëve që kanë konsumuar selen numri i personave të cilët përsëri kanë fituar polip të zorrës ka qenë më i ulët.
Polipet e zorrëve (formacione adenomatoze) janë krijime me potencial kancerogjen, madje 70-80% e karcinomave kolorektale rrjedhin pikërisht nga adenomat, prandaj edhe është e rëndësishme që ata të parandalohen.
Puashtu, hulumtimi i publikuar në revistën “International Journal of Cancer”, zbulon se shtimi i konsumimit të selenit mund të ndihmojë në parandalimin e kancerit në zorrë të trashë.
Selenin nuk është e vështirë ta konsumoni përmes ushqimit, e më së shumti e hasim në arrat braziliane dhe mish të kuq. Ky mineral ruhet në trup në muskuj dhe mëlçi, ai mbështet mbrojtjen natyrale të trupit sepse luan një rol antioksidues.
Marrjet e rekomanduara ditore të selenit janë të rendit 20-45 mikrogramë (mcg) në ditë deri në moshën 18 vjeç; afërsisht 55 mcg në ditë për të rriturit, burrat dhe gratë, 60-70 mcg në ditë për gratë gjidhënëse.
Shkencëtarët kanë vërtetuar se seleni luan rol të rëndësishëm në mbajtjen shëndetshëm të organeve riprodhuese, rregullimin e hormoneve të gjëndrave tiroide dhe sintezën e ADN-së.
Mungesa e tij ndërlidhet me rrezikun e shtuar për shfaqje të pengesave kognitive, vdekjes së parakohshme dhe dobësimin e sistemit imun.
Shkencëtarët britanikë kanë përcjellë ndërlidhjet e konsumimit të selenit dhe shkallën e kancerit në zorrë të trashë. Rezultatet e hulumtimit kanë vërtetuar se pjesëmarrësit, të cilët kishin mungesë të selenit në trup, ishin shumë më të rrezikuar nga kanceri i zorrës së trashë në krahasim me të tjerët. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje