Gratë të cilat vendosin tepër parfum në trupin e tyre ndoshta vuajnë nga depresioni, kanë zbuluar hulumtimet e fundit shkencore. Në fakt, shqisa e të nuhaturit është e dobësuar tek njerëzit të cilat vuajnë nga disa sëmundje.
Gratë të cilat vendosin tepër parfum në trupin e tyre, ndoshta vuajnë nga depresioni, kanë zbuluar hulumtimet e fundit shkencore
Në fakt, shqisa e të nuhaturit është e dobësuar tek njerëzit të cilat vuajnë nga disa sëmundje.
Aftësia e zvogëluar e shqisave, duket të jetë vërejtje që po lëngoni nga diçka, porositin shkencëtarët nga universiteti në Tel Aviv.
Hulumtuesit thonë se depresioni, përpos që është çrregullim psikologjik, ka edhe shkaqet e pasojat biologjike. Në fakt, kanë vërtetuar që pacientëve me depresion u janë zvogëluar aftësitë olfaktore, e me përmirësimin e gjendjes mentale edhe ato janë përmirësuar.
Profesori Yehuda Shoenfeld nga universiteti në Tel Aviv, ekspert për sëmundje autoimune siç janë artriti, lupusi apo reuma, të cilat zhvillohen kur trupi sulmon qelizat e tij, ka zbuluar se auto-antitrupat mund të sulmojnë sistemin olfaktor dhe të zvogëlojnë mundësinë e ndjenjës së aromës.
“Rezultatet e hulumtimit tonë dëshmojnë që gratë, të cilat janë në depresion, nuk e ndiejnë mirë aromën, andaj si rezultat i kësaj shpesh e teprojnë me vendosje të parfumit”, ka thënë Shoenfeld.
“Njerëzit depresivë reagojnë shumë mirë edhe në aromaterapi“, ka thënë profesori Shoenfeld, duke shtuar që shkenca do të duhej të dëshmojë që aromaterapia nuk është vetëm për sëmundjet empirike, e pos kësaj atë e kanë përdorë edhe egjiptianët e vjetër për shërim të disa sëmundje organike.
Këto zbulime mund të zbatohen edhe në pacientë tjerë, e jo vetëm tek ata të cilët lëngojnë nga sëmundjet autoimune. Mirëpo edhe nga më herët është e njohur që aromat mund të ndikojnë fuqishëm në disponim, e dihet që edhe tregtarët i përdorin ato për të nxitur klientët e tyre për të blerë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025