LAJMI I FUNDIT:

Rritet numri i adoleshenteve që bëjnë ndërhyrje të rrezikshme kozmetike

Rritet numri i adoleshenteve që bëjnë ndërhyrje të rrezikshme kozmetike

Numri i adoleshenteve që po i nënshtrohen ndërhyrjeve kirurgjike, është rritur në masë të madhe.

Raporti i The Times, nxjerrë në pas fakte, që tregojnë se edhe të rejat nën 14-vjeç, po bëjnë ndërhyrje kirurgjike, në ambulanca të ndryshme në Evropë.

Shumica e vajzave, po bëjnë ndërhyrje në fryrjen e buzëve dhe gjoksit, transmeton Telegrafi.


Por, në raste të shpeshta edhe në zbardhjen e dhëmbëve, zvogëlimin e hundës dhe zmadhimin e prapanicës.

Sipas raportit, mjekët nuk po marrin për bazë moshën, por po kryen ndërhyrjet, vetëm sa të marrin paratë.

E këto ndërhyrje në moshë të re, janë shumë të këqija për trupin, sepse deformohet me moshë.

Efektet anësore, si dhimbjet, kruarjet dhe ënjtja janë të pashmangshme. /Telegrafi/