LAJMI I FUNDIT:

Meshkujt të kenë kujdes me bishtaleca në mes të kokës, sepse mund t’i lë tullac

Meshkujt të kenë kujdes me bishtaleca në mes të kokës, sepse mund t’i lë tullac

Trendit të fundit tek meshkujt, që është sa i këndshëm po aq edhe bizar, duhet t’i vijë fundi.

Këtë kërkesë e ka bërë eksperti i flokëve, David Salinger i cili është drejtues i Asociacionit Nacional të Trikologjisë – hulumtues të ndryshëm, që studiojnë flokun dhe lëkurën e kokës.

Ky bishtalec, që po kapet në maje të kokës, shkakton alopeci, e cila është rënie e flokëve, vetëm për shkak të tërheqjes dhe kapjes së tyre, transmeton Telegrafi.

Pikërisht kjo pjesë e kokës, është vendi ku fillojnë të rrallohen flokët shkaku i rënies.


Me gjithë paralajmërimet dhe talljet e ndryshme që po ju bëhen meshkujve, që kanë këtë lloj bishtaleci, ky trend vetëm sa po vazhdon të rritet. /Telegrafi/