LAJMI I FUNDIT:

Zbuloni pse aktorja e njohur është kaq e bukur Jessica Alba

Zbuloni pse aktorja e njohur është kaq e bukur Jessica Alba

Para se të takosh bukurinë natyrore të Jessica Alba-s, duhet të dish çfarë kërkesash bukurie ke për veten, në mënyrë që "të vjedhësh” ndonjë gjë nga ajo dhe të fillosh të mendosh se mund të ketë ndonjë gjë të ngjashme.

Përveç gjeneve dhe trajtimit të herëpashershëm që aktorja i bën lëkurës, ka edhe disa sekrete për shkëlqimin e saj: hidratimi, gjumi, familja, gjenet e mira dhe në rastin e Alba-s, të jemi të sinqertë, ndihma e një biznesi bilionadollarësh – “The Honest Company”.

Megjithatë, Alba tregon disa nga sekretet e bukurisë së saj që të gjithë mund t’i përshtatin.

Pastrimi i fytyrës
Çdo mëngjes dhe mbrëmje, ndjek rutinën: pastrim, hidratim dhe krem sysh. Për pastrim, përdor vaj fytyre, gjatë ditës krem dite dhe gjatë natës krem nate. Për momentin, meqë punojmë në “Honest”, unë përpiqem të përdor produkte për të cilat punoj dhe i promovoj dhe këtë gjë, besoj bën edhe stafi im. Këtë e bëj prej një viti tashmë. Ndërsa për kremin kundër diellit, i kam besuar “La Roche Posay” (krem dielli me minerale). Është shumë fluid dhe shumë i mirë si bazë grimi.


Flokët
Besoj te përdorimi i balsamit në majat e flokëve gjatë gjithë kohës (sekret). Edhe nëse nuk mundesh t’i lash shpesh flokët, përdorimi i balsamit në maja u jep atyre shkëlqim dhe është një metodë mjaft e mirë. Dhe sa herë që bën dush, mos harro përdorimin e balsamit për zbutjen e flokëve. Kjo mënyrë trajtimi ndihmon shumë edhe në hidratimin e flokëve. Mua nuk më pëlqen balsami me shumë aromë. Përdor “Phyto” dhe produktet e “John Masters”.

Parfumi
Përdor vajra esencialë në pjesën më të madhe të kohës, si jasemin, vanilje dhe livande. Kanë një aromë shumë të mirë.

Shkëlqimi
Mendoj se sekreti këtu është te hidratimi dhe kujdesi i vazhdueshëm për veten, duke u siguruar që ke një ekuilibër brenda vetes që ta transmetosh atë edhe jashtë. Rol shumë të madh këtu ka hidratimi. Sa më shumë kalojnë vitet, aq më shumë të dukshme bëhen ato në fytyrë. Por nëse je gjithmonë e hidratuar, kjo është gjë e mirë. Hidratimi ndihmon shumë edhe në lëvizjen gjatë ditës, për qarkullimin e gjakut, si dhe për ushtrimet e tjera fizike.

Maskat
Një koleg i imi më solli një maskë nga Korea, të cilën e kam përdorur. Më pëlqen maska e kolagjenit për sytë. Pas përdorimit të saj, çdo gjë është shumë e butë.

Ushqimi
Mendoj se të jesh e hidratuar gjatë gjithë ditës është mënyra më e mirë, kështu që sa më shumë ujë. Dhe përpiqem të përdor ushqime pa sheqerna, pa shumë yndyrë. Bukën e kam eliminuar, shkruan revista class. Praktikoj yoga class dhe sporte të tjera.

Kundër stresit
Shkoj herët në shtrat (ndonjëherë që në orën 8), qëndroj me fëmijët e mi, një ose dy filxhanë çaj me bashkëshortin dhe kaq. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Çfarë janë

Çfarë janë "puçrrat e seksit" në fytyrë? Pse ndodhin shpërthimet e akneve?

Kujdesi për lëkurën dhe trupin
Si të zgjidhni pallton dhe xhaketën perfekte për këtë sezon?

Si të zgjidhni pallton dhe xhaketën perfekte për këtë sezon?

Keshilla Modë
Rikthehet trendi i viteve 90-ta, jeleku triko po vishet nga yje sikurse Jennifer Lopez, Billie Eilish dhe Sabrina Carpenter

Rikthehet trendi i viteve 90-ta, jeleku triko po vishet nga yje sikurse Jennifer Lopez, Billie Eilish dhe Sabrina Carpenter

Femra
Këshillë e pediatrit: Si të pastrohet hunda e mbyllur te bebet?

Këshillë e pediatrit: Si të pastrohet hunda e mbyllur te bebet?

Këshilla për prindër
Java e dytë e shtatzënisë: Trupi përgatitet për ovulimin dhe momentin më të rëndësishëm kur ngjizet bebja

Java e dytë e shtatzënisë: Trupi përgatitet për ovulimin dhe momentin më të rëndësishëm kur ngjizet bebja

Shtatzëna
Katër gabimet e femrave në herën e parë

Katër gabimet e femrave në herën e parë

Në çift
Kalo në kategori