LAJMI I FUNDIT:

Rrudhat rreth syrit: maskë natyrore me mjaltë

Rrudhat rreth syrit: maskë natyrore me mjaltë

Lëkura rreth syve është më e hollë se në pjesët e tjera të trupit, më e ndjeshme dhe kërkon kujdes të veçantë. Kjo zonë ka mungesë të gjëndrave dhjamore dhe për këtë arsye rrudhat shfaqen më herët.

Anila Mirdita
BioNatural Shop
www.facebook.com/BioNaturalShop

Hidratimi dhe ushqimi i zonës rreth syve është i vetmi ilaç për të parandaluar dhe vonuar shenjat e plakjes, stresit dhe lodhjes.

Natyra si gjithmonë vjen në dispozicion, duke ofruar përbërës të thjeshtë, por të çmuar, të cilët janë ideal për një trajtim natyror kozmetik. Pse të përfitojmë nga ajo?
Mjafton të përgatisim një maskë ushqyese me mjaltë dhe vaj bajame të ëmbël.


Bashkoni një lugë (të mesme) mjaltë me një lugë (të vogël) vaj bajame të ëmbël. Përziejeni mirë derisa të bëhet një masë unike dhe aplikojeni në zonën rreth syve me mollëzat e gishtave, më pas përhapeni me lëvizje rrethore.
Mbas 20 minutash, shpëlajeni fytyrën me ujë të bollshëm.
Në fund, aplikoni një krem ushqyes.

Mjalti me origjinë të lashtë, aleat i çmuar si në tryezë ashtu dhe në kozmetikë, është i pasur me antioksidant, të cilët ndihmojnë për ta bërë lëkurën e butë dhe elastike.

Poashtu, vaji i bajames së ëmbël, ushqen lëkurën, duke luajtur në këtë mënyrë një veprim të rëndësishëm për të parandaluar rrudhat.

Zona rreth syve do të shfaqet e relaksuar, si pas një jave të bukur pushimesh! /Telegrafi/