Nuk jeni të sigurt se si t’i formësoni vetullat, herën e parë le ta bëjë specialisti i kozmetikës, ndërkaq më vonë vetëm do ta ndiqni formën e tillë.
Tek formësimi është me rëndësi të ndiqni linjën natyrore të vetullave, qimet nduken nën vetulla dhe mbi to, transmeton Telegrafi.
Nëse deri më tani keni përdorur copa akulli gjatë heqjes së vetullave, tani e tutje duhet ta harroni këtë praktikë. Nuk dëshironi ta mpini lëkurën para shkuljes, pasi ashtu ajo do të jetë më e fortë dhe i tërë procesi do të jetë i dhimbshëm. Përkundrazi, ju duhet t’i hapni poret.
Ndukja e qimeve është më së miri të bëhet pas dushit të nxehtë, atëherë kur poret janë të hapura. Kjo mund të bëhet edhe duke e larë fytyrën me ujë të ngrohtë apo duke e mbajtur në fytyrë për një kohë të shkurtër një peshqir të ngrohur paraprakisht.
Personat me fytyrë të rrumbullakët, ovale a në formë të zemrës, më së miri do t’u rrinë vetullat në formë harqesh të theksuara, ndërsa atyre me formë katërkëndëshe apo trekëndëshe, u shkojnë vetullat më pak të theksuara.
Vetullat fare të holla, ka kohë që nuk janë në modë. I pëlqeni ato natyralet, madje edhe pak të trasha. Nëse në fillim do të shkulni më tepër fije, vështirë se mund ta riktheni formën natyrale.
Për t’i hequr sa më saktë dhe sa më mirë duhet ta ndiqni edhe këtë video ku jepen sqarimet e duhura:
Vetullat mund t’i mbushni pak edhe me laps (por mos i vizatoni kurrë të tërat – do të dukeni shumë artificiale). Për këtë ju duhet një laps i butë – përmirësojini vetullat duke e ruajtur vijën e tyre. Përdorni laps me ngjyrë pak më të çelët se ngjyra e flokëve tuaja.
Për t’i forcuar vetullat mund të përdorni forcues të veçantë, ose furçën e vetullave stërpikeni me pak llak flokësh dhe krihini me të vetullat. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDëshironi vetulla më të trasha? Kushtojini vëmendje këtij gabimi
Ky aksesor praktik po rikthehet me modë falë ikonave si Jennifer Lawrence
Java e katërt e shtatzënisë: Menstruacionet nuk vijnë dhe testi tregon një rezultat pozitiv
Është e mahnitshme se sa i ngjajnë njëra-tjetrës: Kjo është motra e Melania Trump, të cilën ia ka fshehur publikut prej vitesh!
Kjo është mënyra më e mirë e Jennifer Lopez për të stiluar një fund me çizme
Qerpikë të gjatë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze