LAJMI I FUNDIT:

Çfarë ndodh me lëkurën gjatë pilingut?

Çfarë ndodh me lëkurën gjatë pilingut?

Kur të aplikohet në lëkurë, substanca kemikale kozmetike shkakton tharjen e qelizave të shtresave të ndryshme të lëkurës, e cila shkolitet dhe bie/hiqet brenda disa ditësh. Kur të bjerë lëkura e gërryer, shfaqet një shtresë e re e lëkurës së padëmtuar, me një cilësi të duhur, e shkëlqyer, e përmirësuar dhe me teksturë të përmirësuar (porcelan like).

Dr. Shkëndije Dobruna
Dermatologe dhe Dermatokirurge

Tek shumica e njerëzve duhet të kalojnë 5-7 ditë për t’u qëruar lëkura e trajtuar me Skin Tech peeling. Gjatë procesit të shërimit, nuk ndihen dhembje në lëkur, por ajo duket sikur të jetë djegur nga dielli. Prandaj shumë nga pacientet/pacientët, gjatë kohës së trajtimit vendosin të qëndrojnë në shtëpi. Mirëpo, në qoftë pacienti nuk shqetësohet shumë për dukjen e tij, mund të jetë në gjendje të punojë gjatë një pjese të trajtimit deri sa të fillojë qërimi i lëkurës, duke e mbuluar me pudër të njomë.Kushdo që ka pasur një trajtim me Skin Tech, është bërë më i ndjeshëm ndaj dritës së diellit për të paktën 6-8 javë pas trajtimit. Gjatë kësaj kohe, është shumë e rëndësishme që lëkura e re të mbrohet me kremra kundër diellit.

Sikur ndodh me çdo procedurë tjetër, të gjithë kandidatet nuk mund të trajtohen me pilingun Skin Tech. Ndryshe nga pilinget e tjera, ato me Skin Tech,zakonisht nuk e zbardhin lëkurën përgjithmonë, prandaj këto trajtime mund të kryhen edhe tek pacientë me lëkurë të errët.


Shumë nga njerëzit, ashtu sikur kanë në lëkurën e fytyrës shenja të plakjes dhe ndryshime të shkaktuara nga dëmtime të diellit, shenja e dëmtime të tilla mund të kenë edhe në qafë, në gjoks dhe në duar. Për fat të mirë, Skin Tech pilingu mund t’i përmirësojë me sukses këto ndryshime, si në fytyrë, ashtu dhe në pjesë të tjera. /Telegrafi/