LAJMI I FUNDIT:

Ilaç popullor kundër zbokthit

Ilaç popullor kundër zbokthit

keni provuar të gjitha preparatet kundër zbokthit që ekzistojnë në treg dhe lëkura juaj edhe më tej është e mbushur me të mërzitshmin zbokth?

Nëse jeni mërzitur që ngjyrën e gardërobës tuaj ta zgjidhni sipas ngjyrës së zbokthit, atëherë ky ilaç natyral është i krijuar pikërisht për ju.

Përbërësit e nevojshëm:
– 10ml ( dy lugë kafeje) ekstrakt nga trumza
– 10 ml ( dy lugë kafeje) ekstrakt të rozmarinës
– ½ gote ujë të distiluar
– ½ gote uthull molle

Të gjithë përbërësit vendosni në një enë të sterilizuar të qelqit dhe përzini mirë. Ngroheni furrën në 250 gradë dhe vendoseni enën brenda deri sa uji të avullojë.


Këtë përzierje shfrytëzojeni në vend të shamponit, ashtu që do të fërkoni mirë në lëkurën e kokës. Mos harroni të vendosni nga ky shampon para se të shkoni në gjumë. Mos u brengosni se si do të duken flokët tuaja të nesërmen, pasi uthulla u jep shkëlqim, ndërsa ekstraktet e bimëve erë të këndshme.