LAJMI I FUNDIT:

Produktet esenciale që duhet t’i keni me vete

Produktet esenciale që duhet t’i keni me vete

Janë disa produkte esenciale të grimit që çdonjëra duhet t'i ketë me vete, në rast të ndonjë urgjence, në mënyrë që të jetë e përgatitur.

Buzëkuqi
Një nga produktet më të rëndësishme të grimit që duhet të jetë gjithmonë me ne është buzëkuqi. Gjithnjë mund të keni nevojë për një përforcim ngjyre, prandaj duhet pasur gjithsesi me vete.

Kremi i duarve
Kremi duhet të jetë një produkt i pranishëm në çantën e çdonjërës nga ne.
Preferohet sidomos për shkak të duarve, sepse pas çdo pastrimi mund ta aplikoni atë pa marrë parasysh jeni në restorant apo kudo që ndodheni.

Brusha
Kjo është një tjetër esenciale për çantën tuaj. Pa marrë parasysh se ku jeni, brusha duhet të jetë me vete, sepse nuk mund ta dini se kur ju nevojitet të rifreskoni grimin e faqeve tuaja.


Maskara
Një tjetër produkt esencial i grimit që duhet pasur gjithnjë me vete është edhe maskara. Qerpikët tuaj mund të kenë nevojë për një përforcim nga fundi i mbrëmjes, prandaj duhet pasur me vete sa herë të dilni nga shtëpia. /Telegrafi/