LAJMI I FUNDIT:

Pesë rregulla për zgjedhjen e buzëkuqit të kuq

Pesë rregulla për zgjedhjen e buzëkuqit të kuq

Buzëkuqi i kuq është i përjetshëm. Ai kurrë nuk del nga moda. Nuanca adekuate e buzëkuqit të kuq do t'jua përmirësojë edhe pamjen e dhëmbëve, duke i herë ata që të duken më të bardhë.

Ja disa këshilla të ekspertëve rreth përzgjedhjes së nuancës adekuate të buzëkuqit të kuq.

Shikojeni bazën
Çdo buzëkuq i kuq ka një bazë të verdhë-të portokalltë, të kaltër, apo të kuqe neutrale. Efektin më të mirë do ta arrini me bazën e kaltër, sepse ajo zvogëlon pamjen e verdhë të dhëmbëve. Por, si ta dalloni bazën e kaltër? Bëni nga një vi me tri nuanca të buzëkuqit edhe atë në pjesën e brendshme të dorës, afër venave. Venat e kaltra do t’ju ndihmojnë në përzgjedhjen e buzëkuqit me bazë të kaltër.

Përshtateni buzëkuqin me ngjyrën e lëkurës
sepse bën që teni të duket i hirtë. Për këtë shkak, për femrat me lëkurë të errët preferohet buzëkuqi i kuq me bazë neutrale.


Evitoni shkëlqimin e tepërt
Shkëlqyesi i kuq për buzë nuk do ta ketë të njëjtin intensitet në çdo pjesë të buzëve. Ai po ashtu nuk do ta arrijë efektin e dhëmbëve të bardhë.

Përdoren i lapsin për buzë
Përzgjidheni një laps që ka nuancë e cila përshtatet me atë të buzëkuqit tuaj. Lapsi do ta theksojë ngjyrën e buzëkuqit, do ta pengojë "derdhjen" e tij jashtë vijave dhe do të ndihmojë që ngjyra e tij të qëndrojë më shumë.

Provojeni ngjyrën në buzë para se ta blini
Nëse nuk keni mundësi, që buzëkuqin ta provoni në buzë, atëherë bëjeni një vijë në gisht, në afërsi të enëve të gjakut. Aty gjendet ngjyra e cila është më e afërt me nuancën e buzëve tuaja.
/Telegrafi/