LAJMI I FUNDIT:

Disa ide për makijazh për mbrëmje

Disa ide për makijazh për mbrëmje

Makijazhi i zakonshëm dhe i përditshëm përjashton ngjyrosjen intensive të syve, por edhe për dalje gjatë natës ose raste të veçanta kërkohet e njëjta. Nëse nuk keni ide, ju sjellim disa rekomandime.


Ngjyra e verdhë është mbetje e modës verore, mirëpo pse të mos bartni edhe pakëz diell në sytë tuaj, ndërsa padyshim që shumëkush do t’ua ketë zili. Nëse përgatiteni për ndonjë eveniment të veçantë, është mirë të zgjidhni variantin ‘smokey-të artë’.


Kombinimi i hijes së zezë dhe të kaltër me xhingla, jep dukje dramatike, derisa një formë më e lehtë është kombinimi i të bruztës dhe të argjendtës me të zezën.


Rekomandimet e radhës janë të përshtatshme për dalje ‘të krisur’ me shoqet në ndonjë diskotekë. Në të vërtetë, së paku për një kohë të shkurtë mund të futni lumturi në jetën tuaj dhe të tjerëve nëse i ngjyrosni sytë me ngjyrat e ylberit. Vetëm duhet të vendosni nëse jeni për një variant më të butë mat ose për atë të shkëlqyeshmin. /Telegrafi/