LAJMI I FUNDIT:

Botoksi nuk është pjesë e jetës së Megan Fox

Botoksi nuk është pjesë e jetës së Megan Fox

Për të demantuar fjalët se ajo përdor ‘botox’, aktroja seksi Megan Fox ka nxjerrë në Facebook disa fotografi të saja, ndërsa albumin e ka quajtur “Gjerat që nuk mund t’i bësh me fytyrën kur ke botox”.

Kohë më parë është lansuar fushata reklamuese e Giorgio Armanit për kozmetikë, ndërsa 25-vjeçarja, e cila është ylli i fushatës, prezanton disa lloje të ndryshme të dukjes me makijazh, duke filluar nga vajza natyrale deri te ajo mahnitëse.

Duke komentuar kirurgjinë plastike, Fox ka thënë se do ta këshillonte këdo që fillimisht të flasë me psikologun dhe të kuptojë se nga vjen dëshira për t’u ndryshuar, e më pastaj të vendosë.


“Në shumicën e rasteve, dëshira për kirurgji plastike nuk vjen nga ajo se dikujt nuk i pëlqen hunda e vet, buzët ose mjekra, por nga pasiguria e brendshme”, ka thënë aktorja. /Telegrafi/