LAJMI I FUNDIT:

Një fustan në tri stile, për tri ngjarje

Një fustan në tri stile, për tri ngjarje

Romanca, ribashkimi me miqtë dhe të afërmit, frymëzimi dhe mania për t’u dukur bukur, janë disa elementë që e bëjnë periudhën e verës më të nxehtë se të tjerat.

Më poshtë, keni tre truke të vogla për të parë mundësinë e të njëjtit fustan në tri mënyra të ndryshme. Sigurisht, secila prej tyre duket unike, ama duhet të kesh parasysh edhe stilin e dasmës apo festës në të cilën je e ftuar.

Pra, nëse po përgatitesh për një dasmë formale apo për një festë në breg të detit. Këtu ka gjithçka të duhet për të treguar se je një mysafire e vërtetë dhe elegante në event.

Ku ka më mirë se të njëjtin fustan ta veshësh në tri mënyra të ndryshme?

Dasma klasike

Meqë nuk është dasma jote, nuk do të thotë që duhet të qëndrosh jashtë. Për stilin e lartë të eventeve të tilla dhe, mbi të gjitha, për ndikimin që ka mbi pamjen tënde, ceremoni të tilla duhet të kenë vëmendjen maksimale.

Provo të nxjerrësh në pah dhe të guxosh me detaje të guximshme, me aksesorë apo ngjyra të forta që kombinohen. Dhe mos harro pushtetin e këpucëve nude për të nxjerrë në pah këmbët dhe për të kompletuar pamjen.

Dasmë bohemiane

Për një ceremoni “me shpirt të lirë”, që nxjerr në pah një stil prej ciganeje, është e rëndësishme t’i shtosh këtij fustani disa detaje të çuditshme.

Një kurorë delikate lulesh, një shall në flokët e valëzuar dhe sandale me stil “tribal” janë disa nga elementët që të duhen për të siguruar elegancën dhe stilin boho-chic.

Dasma formale

Mund të jetë një ceremoni formale, por nuk do të thotë aspak që të të zihet fryma. Ndrysho pamje dhe jepi pamjes një kombinim perfekt.

Mbaj të ndezura detajet femërore, pa e kufizuar veten në aksesorë apo elementë të tjerë plotësues. Vathë delikatë me perla, byzylykë apo aksesorë të tjerë që do të të sigurojnë një pamje elegante. / Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Dashnorja 'profesioniste’: Bëje këtë dhe ai nuk do të të tradhtojë kurrë

Dashnorja 'profesioniste’: Bëje këtë dhe ai nuk do të të tradhtojë kurrë

Këshilla dhe arsye
Aplikojeni korrektorin në një shtresë shumë të hollë me furçë dhe mos vendosni më kurrë ngjyra të errëta në buzët tuaja

Aplikojeni korrektorin në një shtresë shumë të hollë me furçë dhe mos vendosni më kurrë ngjyra të errëta në buzët tuaja

Grim
Valmira Rrahmani sjell laserin më inovativë për depilim “Electra PLUS”

Valmira Rrahmani sjell laserin më inovativë për depilim “Electra PLUS”

Femra
Fundet janë kryefjala e sezonit dhe të famshmet këtë e dëshmojnë!

Fundet janë kryefjala e sezonit dhe të famshmet këtë e dëshmojnë!

Moda
Sellma, preferencë e shumë yjeve në Festivalin e

Sellma, preferencë e shumë yjeve në Festivalin e "Cannes"

Grim
Largimi i majave të dyfishta përmes metodave virale të TikTok-ut, por a funksionojnë vërtetë dhe a duhet t'i provoni?

Largimi i majave të dyfishta përmes metodave virale të TikTok-ut, por a funksionojnë vërtetë dhe a duhet t'i provoni?

Femra
Kalo në kategori