LAJMI I FUNDIT:

Veshjet ushtarake në modë deri në pranverë

Veshjet ushtarake në modë deri në pranverë

Një ndër trendet më të mëdha në vjeshtën dhe dimrin që po shkon janë veshjet me motive ushtarake me hijet e ngjyrës së gjelbër të ullirit dhe të gjelbër të ushtrisë.

Hijet e ngjyrës së gjelbër të ullirit dhe të gjelbër të ushtrisë janë ideale për sezonin e vjeshtës.

Veshjet ushtarake u modifikuan në silueta të ndryshme, më të ngushtuara e më të ri-formuara për format trupore të një femre dhe po ashtu iu shtuan edhe zbukurime të ndryshme mbi materile si fluturat, lulet, gurët e shumë aksesorë të tjerë të ndryshëm, ndërsa ngjyra e ushtrisë u përdor edhe në fustane e veshje elegante.

Edhe një gjë shumë e mirë në lidhje me këtë trend është mundësia e qasjes në të. Xhaketat “ushtarake” mund të gjenden në dyqane të ndryshme edhe me çmime të përballueshme, pse jo edhe t’i shtoni aksesorë të ndryshëm sipër sipas dëshirës suaj.


Sa i përket vjeshtës së ardhme 2015 u pa në javët e modës se po na vjen një pushtim i ngjyrave të ndryshme me një dominim të kësaj të gjelbërte ushtarake.

Mendoni për dukjen e uniformave ushtarake përtej standardeve të siluetave të zakonshme, guxoni të eksperimentoni me ngjyra e forma të ushtrisë duke ju shtuar feminitet, transmeton Koha.net. E gjelbra ju rrethon gjithkund për nga natyra, veçanërisht në pranverë kjo ngjyrë e ka edhe një lloj ngrohtësie me ekstrakte tokësore.

Guxoni ta kombinoni edhe me ndonjë veshje që ka përmbajtje të luleve apo të dantelës. Në këtë kohë mund ta vishni ngjyrën e gjelbër ushtarake duke e kthyer në letra kredenciale civile dhe stilojeni në mënyra të ndryshme edhe në pranverën e hershme. /Telegrafi/