LAJMI I FUNDIT:

Veshjet me rrjetë, përzgjedhje e kësaj vere

Veshjet me rrjetë, përzgjedhje e kësaj vere

Në tendencat e këtij sezoni veror, në sfilata shfaqet rrjeta. Nëse mendoni për këtë material, kaq të lehtë dhe të thjeshtë, ju shkon mendja menjëherë tek çorapet apo getat të cilat kanë qenë një trend në vitet 80' dhe 90'.

Gjatë sfilatave të fundit, rrjeta ka qenë protagoniste e padiskutueshme. Me siguri ai që ka nxjerrë esencën me ‘punk’ ka qenë Marc Jacobs, që gjatë linjës së fundit dizajnuar për Louis Vuittto, ka nxjerrë në skenë modele të mbuluara me rrjetë të zezë.

Lojë transparente dhe joshëse janë prezantuar edhe krijimet e Emilio Pucci apo të Dolce&Gabbana.


Ndërsa Frida Giannini për Gucci, ka dizajnuar një linjë veshjesh me shije ‘sporty chic couture’.

Mes propozimeve të këtij sezoni nuk mungojnë as aksesoret, mbi të gjitha këpucët. Bien në sy çizmet nga Jerome C.Rousseau, Dolce & Gabbana, Christian Louboutin. /Telegrafi/