LAJMI I FUNDIT:

Si të vishesh kur shkon në një martesë?

Si të vishesh kur shkon në një martesë?

Jeni i ftuar në një martesë ose jeni dëshmitarë, dhe nuk dini se si të visheni? Ja disa këshilla: cilat veshje duhen privilegjuar...

Nëse ju jeni nëna apo njerka, është e nevojshme të shmangni ngjyrat e lehta të tilla si fildish, shampanjë por edhe të zezën dhe zgjidhni ngjyrat e buta si: pastel, rozë, çokollatë për një martesë jo verore, bezhë, e gjelbër dhe bronz. Në rastin e pëlhurave, nuk ka rregulla të vërteta edhe pse duhen privilegjuar materialet fisnike: tafta, mëndafshi, byrynxhyku, organza.

Për sa i përket gjatësisë dhe formës, idealja është që të zgjedhim një fustan deri tek gjuri me një xhaketë të gjatë ose të shkurtër, por me mëngë të gjata. Është gjithashtu e mundur të vishni një fustan bust me një xhaketë.

Për të ftuarit e tjerë, këshillat për ngjyrat që duhen shmangur janë të njëjta. Nëse personi merr pjesë në celebrim, mund të veshë një fustan të errët të kombinuar me aksesorë të thjeshtë. Por, në qoftë se ajo merr pjesë në darkë, do të ishte mirë me një fustan gjysmë të gjatë.


Gjithashtu theksohet se për vajzat, ka disa veshjet shumë të bukura me 2 ose 3 copa me gjatësi mbi gju që nuk janë as për moshë shumë të vogël as për shumë të madhe.

Së fundi, nëse ju jeni dëshmitar, zgjidhni një veshje që arrin në gjunjë me ngjyrë pastel ose marine.

Cili është rregulli në lidhje me kapelat? Ato janë të rezervuara normalisht për njerëzit e ngushtë të nuses si: mami, vjehrra. Është e vërtetë se ato japin efektin e një “martesë të mirë.” Ju duhet të kombinoni kapelën me çantën, veshjen ose këpucët.