LAJMI I FUNDIT:

Motive ekzotike në koleksionin e Giambattista Vallit

Motive ekzotike në koleksionin e Giambattista Vallit

Sezoni i ri është i zotëruar nga tendencat për të qenë në qendër të vëmendjes në botën e modës.

Dizenjuesi Giambattista Valli ka vendosur të kompletojë koleksionin e tij me hije ekzotike, elegancë, klasike, pamje rinore dhe një ndjesi të theksuar sensualiteti.

Shfaqja e siluetës femërore në forma të ndryshme e përshtatur me pamjen e saj, do të jenë detajet e duhura që ajo të spikasë në një eveniment.

Giambattista Valli është frymëzuar nga motivet ekzotike sepse ka përfshirë në krijimet e tija printime lëkurë leopardi, printime fletësh, motive me lule dhe punime të thjeshta por që kanë një ndikim të lartë vizual.


Për ato që dëshirojnë të veshin gjëra të thjeshta dhe elegante, Valli ka zgjedhur silueta të buta dhe klasike të punuara me pëlhura me një ose dy ngjyra. Ngjyrat palete së bashku me ngjyrat e tjera si jeshile, kafe e hapur, kuqe, kuqe e zjarrtë, e purpurta dhe e bardha, do t’ju bëjnë të dukeni seksi dhe elegante. /Telegrafi/