LAJMI I FUNDIT:

Fustanet me prerje anësore

Fustanet me prerje anësore

Ka kaluar një vit, që kur Angelina e filloi këtë trend. Megjithëse në fillim e përqeshën shumë, tani është bërë një hit në tepihun e kuq.

Angelina Jolie
Kur Angelina u paraqit me një këmbë të hapur në tepihun e kuq, ajo u bë një hit nëpër rrjete sociale, duke e përqeshur që e kishte vënë këmbën pak më larg se që duhet. Megjithatë nuk mund ta mohojë askush se ajo dukej e përsosur.

Heidi Klum
Ajo do t’i mbushë 40 vjet këtë vit, por në ndarjen e çmimeve ‘Emmy’, Heidi Klum nuk dukej aspak më e vjetër se 30. Fustani i saj ‘Alexandre Vauthier’ me ngjyrë të kaltër dhe hapja anësore e fustanit që shfaqte pak lëkurë e bëri pamjen e saj mahnitëse.

Jennifer Lopez
Këngëtarja dhe aktorja latine u paraqit në ‘Grammy’ këtë vit me këtë fustan të zi nga ‘Anthony Vaccarello’. Përkundër vendosjes së një kodi të veshjes nga ana e organizatorëve, ajo tregoi se është në gjendje të shkojë edhe deri në limit të atij kodi. /Telegrafi/