LAJMI I FUNDIT:

Fergie, Kim, Elle… në ngjyra pranverore

Fergie, Kim, Elle… në ngjyra pranverore

Kate Moss preferon lëkurë artificiale, Charlize Theron – traper, Elle MacPherson e tëra vishet në rroba ngjyrë të përhirtë – shikoni kombinimet e reja të yjeve të cilat shëtisin për çdo ditë nëpër rrugë.

Kontrastet e mprehta, ngjyrat e forta, që në pamje të parë duken absolutisht të papajtueshme, kombinimet e ngjyrave gati-gati kundërshtuese, janë zgjedhjet e të famshmeve për sezonin e pranverës.

Për këtë sezon oferta është shumë e gjerë, nga intensive ‘aqua’, përmes ngjyrës së kaltër të qiellit e deri te e përhirta… Befasia vjen edhe në kombinimet e ngjyrës së kaltër.

Në kontrast me ngjyrat e çelëta pranverore, ky sezon sjell po ashtu edhe freski me tonet e tokës, duke filluar nga ngjyra e rërës, deri te ngjyra e ndryshkut. /Telegrafi/