LAJMI I FUNDIT:

Me ritmin e Adelina Eminit

Me ritmin e Adelina Eminit

Adelina Emini lirisht mund të thuhet se e ka pushtuar jetën muzikore tek ne me albumin e ri “Tipsy”. Ky album përfshin 12 këngë , të cilat kanë tërhequr vëmendjen e dëgjuesve qoftë për tekstet e tyre, por edhe pamjen dhe paraqitjen dinjitoze, të veçantë, e pse jo edhe ekstravagancës.

Intervistoi: Gazmend Kajtazi

Këngët e saja, sikur përmbledhin një moto: Jeta pa dashuri dhe muzikë është një hiç i madh. Po çka don në të vërtetë Adelina Emini? Ndiqni intervistën që na dha këtyre ditëve për portalin tonë.

Adelina, mund të na flisni diçka konkrete rreth albumit tuaj të ri “TIPSY”. Pse ky titull?


E kam titulluar kështu, sepse kjo këngë ka marrë shumë vlerësime. “Tipsy” është një nga këngët e albumit dhe si këngë dhe si videoklip është pritur mjaft mirë, ka marrë dy çmime kryesore, si dueti më i mirë në “Zhurma show” dhe në “Videofest”, çmimi i publikut dhe këto çmime për mua ishin shumë të rëndësishme. Kjo është arsyeja që bashkë me Genc Prelvukajn vendosëm ta titullojmë “Tipsy”. Pikërisht esenca ka qenë që të jetë një titull jo i zakonshëm, diçka që nuk është dëgjuar shumë më parë. Mendoj që nuk kemi gabuar, sepse ky titulli i këngës është duke u përfolur shumë.

Poashtu edhe kënga tjetër e albumit, e realizuar me videoklip “Bëhu burrë”, është mirëpritur mjaft mirë. Pse burri, duhet të bëhet, burrë?!

Për shkak që të tregojë që në jetën e tij e ka dhe një tjetër dhe se ajo tjetra, ka bërë që as lulet të mos kenë më aromë, dhe mbrëmjet te jenë pa shije, madje edhe acaruese. Paburrëria e dikujt krijon plagë, thyen zemra, gota, gris fustane, fsheh realitetin, krijon nervozë, dhe gjithçka tjetër (jo burrërore). Dhe, kjo ishte përmbajtja e këngës.

Megjithatë, ju e dini çka doni. Në këngën “Dua” thua: “Me vjen nganjëherë të them me qindra e mijëra herë të dua, të kam si oazë, strehim e shpëtim o shpirti im…?”

Kënga ka një ngrohtësi dhe është e mbushur plot jetë e dashuri, i këndohet lokalit të vjetër, malit, diellit, qiellit, jetës, buzëqeshjes, buzëve, oazës, shpirtit…

A ka diçka personale në tekstet tuaja?

Tekstet e këngëve te mia nuk kanë të bëjnë asgjë me jetën time private, mirëpo janë të shkruara duke u bazuar në atë që ju ka ndodhur njerëzve, dhe mu për këtë e zgjojnë kërshërinë e dëgjuesve. Unë, nuk i shkruaj tekstet e këngëve, por kam besim tek tekstshkruesit. Detyra e artit është që të shpalos plagët e të tjerëve, të përçojë mesazh dhe të shërojë shpirtra e pasione të ndezura.

A është muzika një pasion që sot është, nesër zëvendësohet me një tjetër?

Me muzikën jam lidhur që e vogël. Ajo për mua është pasion, është qetësim i shpirtit tim, por nuk e di sa mund ta zëvendësojë një pasion tjetër.

Si i sheh këngët e tua, profesionale apo ka gjithmonë më mirë?

Në përgjithësi jam shumë kritike ndaj vetes. Gjithnjë ka vend për më mirë. Jam e sigurt në profesionalizmin e bashkëpunëtorëve të mi, sepse u besoj emrave, tek të cilët jam ofruar.

Ju po arrini suksese si në muzikë e gjithashtu edhe në fushën e ekonomisë. Madje së shpejti do të filloni edhe doktoraturën apo jo?

Unë gjithmonë e kam cekur që këndimin e kam pasion, mirëpo fushën e ekonomisë e kam profesion. Kam realizuar edhe magjistraturën dhe më besoni, është një ndjenjë e mrekullueshme, kur realizon atë për të cilën ke punuar prej vitesh. Nuk është aspak e lehtë që të kesh edhe një karrierë të suksesshme në muzikë edhe të mbarosh studimet me rezultate të larta, sepse kërkon kohë dhe përkushtim, por që jam munduar paralelisht të punoj për të dyja.

Po punoj në profesionin tim, pikërisht për arsyen se kam investuar shumë, andaj edhe dua të zhvillohem edhe më shumë në fushën e ekonomisë dhe të filloj edhe me doktoraturën.

Keni një fizik për tu admiruar, një paraqitje të ëmbël, e sidomos shquheni për pamjen tuaj të lezetshme, e sidomos për flokët e arta që kallin zemrat e përflakura?

Është dhunti e natyrës që m’i ka falë këto tipare e sa i përket kaçurrelave të mia, ato e identifikojnë natyralitetin tim.

Cili do të ishte versioni zyrtar i statusit tënd shpirtëror, kështu kureshtarët mund të vënë shpirtin në paqe..

Për jetën time private do të tregohesha gjithmonë e rezervuar dhe nuk do të doja asnjëherë që të zinte vend para jetës sime artistike për të cilën punoj dhe jap po aq dashuri.

Dashuria e madhe, e fuqishme ka ardhur?

Jo ende, po e pres…

Cila është strategjia jote për të tërhequr vëmendjen e meshkujve?

I besoj spontanitetit , jam shume origjinale, nuk përdori asnjë strategji.

Ke çaste të lumtura?

Po, çasti është më i fortë sesa përjetësia. Përpiqem të jetoj më shumë këtë kohë të shkurtër sesa të jem në një vijë të drejtë lineare pa ulje-ngritjet e domosdoshme të një jete.

Tingulli më i bukur?

Zilja e telefonit që më sjell zërin e mëmës dhe zhurma kur eci mbi gjethet e thata.

Tingulli që urren?

Telefoni pas orës 23.

Të jep idenë e një njeriu të urtë, ndërkohë që artistët janë shumë ekspresivë?

Nga natyra jam e qetë dhe si e tillë veproj me një maturi të madhe.
Keni ndonjë virtyt për të cilin ndjeheni fatlume?

Jam shumë krenare me veten time, sepse di të fal edhe atëherë kur të tjerët gabojnë shumë në raport me mua…

Kujdesesh shumë për pamjen, veshjen, aksesorët dhe a do të ishte i njëjti kujdes nëse nuk do ishe Adelina e skenës?

Besoj që skena nuk është ajo që ma imponon kujdesin ndaj vetvetes. Kam dëshirë që gjithmonë, në çdo moment, të dukem e freskët, pavarësisht a jam Adelina e skenës, apo jo.

Bëhesh pishman për zgjedhjet e tua apo s’e kthen kurrë kokën pas?

Zakonisht jam shumë e vendosur në gjërat që dua t’i bëj, dhe kur e diçka bëj, pastaj nuk pendohem.

Si do ta fitoje vëmendjen e atyre që mund të të harrojnë; publik, miq apo të njohur qofshin?

S’e kisha menduar ndonjëherë. Ndoshta në marrëdhëniet me njerëzit, mund të ishte një ftesë për takim, për t’i kujtuar të gjithë kohën e bukur që kemi kaluar bashkë, ndërsa nëse do isha harruar në publik, e do të doja të kthehesha. Do të zgjidhja diçka që ta bëj të bukur një këngë, një klip apo një pjesëmarrje dinjitoze në ndonjë festival. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Analiza e

Analiza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride

Siguri

"Me qenë vjehrra e mirë e kish pas edhe Zoti", Atilla mori sërish vëmendjen me deklaratat e tij qesharake në Big Brother VIP Kosova

Magazina

"Babi këtu po më del që jeni ende duke u ulur", vajza e Drenushës zbuloi aksidentalisht se programi transmetohet disa minuta me vonesë

Magazina
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania

Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania

Magazina
Bild shkruan për sjelljen e çuditshme të Putinit

Bild shkruan për sjelljen e çuditshme të Putinit

Evropa
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Amerika
Kalo në kategori