Edicioni i 13-të i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit Dokumentar dhe të Shkurtër DokuFest, i ka bërë bashkë sot sërish Kryeministrin në detyrë të Kosovës, Hashim Thaçin dhe atë të Shqipërisë, Edi Rama.
Festivali i cili shfaqi 237 filma nga të gjitha anët e botës, është bërë atraktiv për shumë njerëz brenda vendit, por edhe jashtë tij.
Edhe pse u hap me protestë, aty morën pjesë presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, ministri në detyrë i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Memli Krasniqi, kryetari i Prizrenit Ramadan Muja, dhe shumë personalitete të tjera nga bota e artit dhe të institucioneve.
Ndërsa, sot kur edhe po përmbyllet edicioni i 13-të i këtij festivali, pjesëmarrës do të jenë edhe Kryeministrat shqiptar Thaçi dhe Rama.
Të dy kryeministrat tanimë kanë mbërritur në Prizren, ndërsa sonte mbahet ceremonia e ndarjes së çmimeve.
Edi Rama ka postuar edhe një foto, me drejtorin e Dokufest, i cili ia ka dhuruar një bluzë për djalin e tij të vogël, Zahon.
“Në Prizren me Vetonin, drejtorin artistik te Dokufest, dhe bluzen e Dokufest per Zahon:-)” (sic.), ka shkruar Edi Rama në Twitter.
Rama, duke folur për Klan Kosova, ka thënë se Dokufest-in, të cilin e mbështeti financiarisht Qeveria e tij, e vlerëson shumë.
Ai ka deklaruar se DokuFest e ka futur kulturën filmike shqiptare në agjendën ndërkombëtare dhe është model për t’u ndjekur.
“Dokufest është një model për t’u ndjekur dhe është një avangard në mënyrën e konceptimit, të organizimit, të realizimit, dhe besoj se për gjithë hapësirën shqiptare është aktiviteti më prestigjioz që është arritur të kthehet në një institucion të rëndësishëm që tërheqë kaq shumë vëmendje. Mjafton fakti që janë 120 gazetarë të huaj të akredituar në Dokufest për të kuptuar se Dokufesti e ka futur kulturën shqiptare në agjendën ndërkombëtare, kulturën filmike shqiptare në agjendën ndërkombëtare”, ka thënë Rama për Klan Kosova. /Politiko/
Ne Prizren me Vetonin, drejtorin artistik te Dokufest, dhe bluzen e Dokufest per Zahon:-) pic.twitter.com/bDA5MNnktC
— Edi Rama (@ediramaal) August 24, 2014
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Pesëdhjetë thënie të Volterit: Është e vështirë t’i çlirosh budallenjtë nga zinxhirët të cilët ata i adhurojnë!

Viti 1998: Thyerja e miteve nga Malcolmi dhe parashikimi i tij për Kosovën

A është urrejtja shoqja e pashmangshme e dashurisë?

Kulla e Sahatit në Prishtinë, në epokën e teknologjisë

SYRGJYN-VDEKUR (Elegji për Luigj Gurakuqin)
JU KENI LIBANIN TUAJ, UNË KAM TIMIN

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Trump vendos të heqë ndalimin e ndarjes së ndihmës dhe inteligjencës për Ukrainën, pas lutjes së kryeministrit britanik

Si Donald Trump ndryshoi jetën e miliona njerëzve në 50 ditët e tij të para në detyrë?

Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

Ola i përmend gjëra nga jashtë Gjestit: Të kanë shkelur nga mëngjesi deri në darkë

Ronaldo afrohet te shifra e 1000 golave, Al Nassr kalon në çerekfinale me fitore spektakolare