E plotësuar: Pas shfaqjes së 106 filmave në shtatë kategoritë përkatëse, Dokufest shpalli çmimet e edicionit të sivjetmë, sipas përzgjedhjes së jurive ndërkombëtare.
E mbajtur në Kino Bahçe, gjatë ceremonisë së mbylljes, anëtarët e jurisë shpërblyen kineastët dhe producentët për arritjet e tyre.
Çmimet e këtij edicioni janë:
Çmimi INTERNATIONAL DOX ndahet:
Metrazhi i gjatë: “Belleville Baby” nga Mia Engberg (Suedi)
“Juria përzgjedh këtë film për mjeshtërinë regjisoriale të kineastes, që dërgon audiencën në një udhëtim emocional duke përdorur imazhe, fragmente dhe shtresa toni depërtuese. Filmi shndërrohet në një diskutim të hapur të formave narrative të kinemasë duke vënë në pikëpyetje mënyrën se si secili prej nesh sendërton kujtimet përmes rrëfimit, gjysmë të vërtetë dhe gjysmë të shpikur”.
Metrazhi i shkurtër: “A Story for the Modlins” nga Sergio Oksman (Spanjë)
"Juria përzgjodhi një film të shkurtër që merr zhanrin ‘found footage’ dhe e transporton në një nivel tjetër duke shtyrë në mënyrë kreative kufijtë e rrëfimit jofiktiv dhe duke e përfshirë publikun në një proces sureal të rikonstruktimit të një albumi familjar. Filmi identifikon një regjisor në kontroll të plotë të procesit të tij kreativ”.
Juria: Birgitte Staermose, Guillermo Carreras-Candi, Katja Wiederspahn, Noemie Mendelle, Paul Sturtz
Çmimi BALKAN DOX i ndahet:
“When I Was a Boy I Was a Girl” nga Ivana Todorović (Serbi)
"Regjisorja Ivana Todorovic na sjell një perspektivë të freskët dhe të papërkulur në ekzistencën e përditshme të një individi që ka gjetur guximin të jetë vetvetja”.
Njohje e veçantë: “A Sort of Love” nga Dirk Schäfer (Gjermani/Turqi)
"Juri i ndan një njohje të veçantë punës së Dirk Schafer e cila kap, me mprehtësi të ndjeshme, vështirësitë e një njeriu të bllokuar mes traditës dhe modernitetit”.
Çmimi Debutant: “To the Wolf” nga Christina Koutsospyrou dhe Aran Hughes (Greqi/Britani e Madhe/Francë)
"E brumosur nga drita dhe errësira, një botë e zymtë paraqitet me një gjuhë dhe vizion unik”.
Juria: Brigid O’Shea, Francine Brucher, Ilian Metev
Çmimi HUMAN RIGHTS DOX i ndahet:
“Dance of Outlaws” nga Mohamed El Aboudi (Finlandë)
"Regjisori Mohamed El Aboudi ka arritur të ndërtojë një marrëdhënie të veçantë të besimit me protagonistin e tij në Dance of Outlaws. Në këtë mënyrë, si shikues, ekspozohemi ndaj strukturave tradicionale familjare në Maroko. Film nuk ofron vetëm një grimcë, por fuqishëm rrëfen tregimin e një shpirti të humbur. Ka befasi me një dramaturgji shumë koherente. Asnjë film fiktiv nuk do të mund ta tërhiqte këtë narrativë më tej.”
Juria: Arbana Xharra, Daniel Sponsel, Rajko Petrovic
Çmimi GREEN DOX i ndahet:
“Future My Love” nga Maja Borg (Skoci)
"Ky film poetik e filozofik kombinon dy sfida esenciale me të cilat ballafaqohemi: qëndrueshmëria e civilizimit dhe mbijetesa e dashurisë”.
Njohje e veçantë: “Leviathan” nga Lucien Castaing-Taylor dhe Véréna Paravel (Francë/Britani e Madhe/SHBA)
"Për sulmin e tij ndijmor, origjinalitetin dhe guximin kreativ, juria i ndan një njohje të veçantë Leviathan nga Lucien Castaing-Taylor dhe Véréna Paravel”.
Juria: Chico Pereira, Jay Rosenblatt, Melissa Lindgren
Çmimi INTERNATIONAL SHORTS i ndahet:
“A Society” nga Jens Assur (Suedi)
"A Society është një film mbërthyes dhe provokues dhe ne ishim shumë të impresionuar nga ngjallja e atmosferës dhe ndërloja në mes të rrëfimit dhe temave. Si një copë kinematike bukur e realizuar, A Society vendos pranë njëra tjetrës realitetin dhe trillimin, errësirën dhe dritën, lirinë dhe shtypjen deri në një efekt shkatërrues: një film fiktiv që kanalizon tërbimin vetpohues të një dokumentari për të drejtat e njeriut”.
Njohje e veçantë: “Chamomile” nga Neritan Zinxhiria (Greqi)
"Deshëm t’ia ndanim një njohje të vecantë Chamomile nga Neritan Zinxhiria sepse juria u impresionua me dorën e sigurt të këtij regjisori debutant dhe mënyrën se si manovron me mediumin kinematik – terreni i pafalshëm e i egër që pasqyron atë të brendshëm të protagonistes krijon një portret të rrënjëzuar në rite dhe qëllime personale”.
Juria: Adrian Paci, Ali Akay, Lydia Beilby
Çmimi NATIONAL i ndahet:
“The Stone on the Shore” nga Jonada Jashari (SHBA)
"Juria i jep çmimin fitues The Stone on the Shore për saktësisht çdo detaj të filmit: nga kinematografia deri te kostumet, nga skenari deri te regjisura e standardeve botërore. Ndjejmë që çdo detaj i filmit ishte pjesë e një plani mjeshtëror. Një kryevepër”.
Njohje e veçantë: “Zibidi” nga Nart Zeqiraj (Kosovë)
"Kjo komedi e errët përmes stilit minimalist dhe gjuhës filmike portretizon një botë universale të adoleshentëve. Tre aktorë të rinj paraqesin mërzinë dhe apatinë e adoleshentëve të cilët fillon t’i kuptosh më shumë teksa ngjarja shpaloset. Qesharake, prekëse dhe e regjistrueshme”.
Juria: Adriana Matoshi, Marcin Luczaj, Sabir Kanaqi
Çmimi YOUTH i ndahet:
“Batman at the Checkpoint” nga Rafael Balulu (Gjermani)
"Juria konsideroi këtë film si të realizuar në mënyrë të mahnitshme. Është e pashmangshme mos ta lavdërosh elementin politik të tij. Aftësia për të qeshur me dobësi ka vlerë shumë të lartë”.
Njohje e veçantë: “Nicoleta” nga Sonia Liza Kenterman (Britani e Madhe/Greqi)
"Juria i ndan njohje të veçantë Nicoleta nga Sonia Liza Keterman sepse është një film që të lë pa frymë dhe i kompletuar, brenda e jashtë”.
Njohje e veçantë: “These Things Happen” nga Grigory Kurdyaev (Rusi)
"Juria i jep një njohje të veçantë edhe These Things Happen nga Grigory Kurdyaev për ndjeshmërinë dhe sharmin e filmit”.
Juria: Laureta Paqarizi, Rrita Berisha, Vernon Shukriu. /Telegrafi/
“DokuFest”, thyen kufijtë dhe rekordet
Më shumë filma, më shumë njerëz, më shumë mysafirë dhe çfarë është më e rëndësishmja, më shumë shikues filmash. Kështu, duke thyer rekordet, festivali filmit “DokuFest” po përfundon edhe edicionin e tij të 12-të.
Në ditën e fundit të tij, kur pritet të shpallen fituesit e festivalit, shumë filmbërës shihen tek mezi presin mbrëmjen për të kuptuar nëse kanë fituar ndonjë çmim.
Në mesin e tyre është edhe regjisorja Ivana Todorovic, filmi i së cilës ka zgjuar shumë interesim. Ajo nuk flet për çmimin që mund të fitojë, por është e befasuar për reagimet që ka marrë filmi dhe lëvdatat që i janë dhënë.
Filmi i saj “When I was a boy, I was a girl”, ka protagoniste Gocën, një 39 vjeçare transvestite në Beogradin e tmerrshëm sa i përket çështjeve LGBT.
“Zakonisht bëj dokumentarë mbi profile sociale, sidomos figura të margjinalizuara. Krejt filloi kur Goca doli në publik bashkë me tre shokë të saj, duke zbuluar të vërtetën mbi seksualitetin e tyre. Unë vendosa që të merrem vetëm me Gocën dhe tregimet e saj. Unë mendoj që ajo është person i jashtëzakonshëm në rrugë për tu bërë një aktiviste e denjë, dhe mendoj se me dokumentar kemi arritur të japim një grimcë nga jeta e këtij personazhi”, ka thënë Todorovic, transmeton Kosovapress.
Artistë dhe shumë të tjerë gjatë shumë ditëve në Prizren kanë dhënë komentet e tyre se ky film do të fitojë ndonjë çmim.
Por, DokuFest-i me temën “Theji Kufijtë”, kësaj radhe ka thyer edhe rekordet.
Veton Nurkollari, drejtor artistik i festivalit, ka thënë se ky është një nga edicionet më të suksesshme e që ka tejkaluar edhe pritjet e tyre.
“Ka pasur më shumë njerëz që kanë parë filma, që është shumë e rëndësishme për ne. Është një edicion i suksesshëm, pak a shumë ajo që kemi pritur. Një ditë para përfundimit janë shitur afër 8 mijë e 200 bileta. Sa i përket mysafirëve që i përkasin botës së industrisë, nuk jam shumë i sigurt, por më duket se janë 200 mysafirë”, ka thënë ai.
DokuFest që ka filluar më 17 gusht dhe përfundon sot (e diel), shpallë në orën e mbrëmjes fitues në kategoritë: Dokumentari më i mirë i Ballkanit, Dokumentari më i mirë i gjatë, Dokumentari më i mirë i shkurtë, Dokumentari më i mirë për të drejtat e njeriut, Dokumentari më i mirë mjedisor, Filmi më i mirë i shkurtë, Filmi më i mirë Kombëtar, Gara e të rinjve dhe Shpërblimi i Publikut. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Historia e gjakmarrjes së madhe në Tokën e Shenjtë, shqiptari që tentoi të ndalte Rothschildët dhe sulltani që lejoi krijimin e Izraelit

Dorëshkrimet e Agollit për babanë, gjyshen dhe fëmijërinë

Shpërngulja e shqiptarëve në Turqi, sipas dokumenteve të Shqipërisë

“Kulla e Ngujimit” dhe historia e izolimeve

Qypi me lira në bodrumin e teatrit italian

“Në dekë të shoqit tim” - një poezi rrethane

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker