LAJMI I FUNDIT:

Jaho dhe Pirgu në Operën e Londrës

Jaho dhe Pirgu në Operën e Londrës

Këngëtarët e njohur lirikë shqiptarë, Ermonela Jaho dhe Saimir Pirgu ndodhen në Londër ku po interpretojnë së bashku në operën Traviata të Verdit.

Dy këngëtarët luajnë rolet kryesore – Violeta dhe Alfredo – dhe janë pritur mjaft mirë nga publiku londinez. Ky është bashkëpunimi i parë i rëndësishëm mes tyre.

"Këndojmë italisht por ndjejmë shqip", është shprehur Saimir Pirgu.

Ndërsa Ermonela tha se nga Shqipëria i ka ndihmuar mentaliteti, temperamenti dhe pasioni për të pasur sukses.


Këngëtarët theksuan se nuk ka qenë e lehtë të arrijnë deri këtu. /VoA/