Ekspozita e parë botërore kushtuar grupit të muzikës pop ABBA, u hap në muajin janar në Londër. Me titull ABBA WORLD, kjo ekspozitë ka tërhequr dhjetëra mijëra vizitorë të të gjitha grupmoshave. Ekspozita dhuron një udhëtim të jashtëzakonshëm në karrierën e grupit, e madje spektatorët mund të interpretojnë së bashku me pjesëtarët e ABBA-ve, falë teknologjisë moderne.
Për një tifoz të grupit ABBA, është një ëndërr që bëhet realitet, mundësia për t’u bashkuar me grupin e viteve 70, falë teknologjisë së hologramit. Ekspozita e cila është shtrirë në 25 dhoma, i shoqëron vizitorët në udhëtimin profesional të grupit, që nga fitorja e tyre në Eurovizion në vitin 1974 deri në një konkurs vjetor që bëri të famshme anembanë Europës, këngën e parë hit të tyre Waterloo. Wladimir Sardinha është një zëdhënës zyrtar i klubit Evropian për adhuruesit e ABBA- ve. Ai thotë:
"Ky është koleksioni më i madhe në llojin e tij. Ata dhuruan për këtë ekspozitë, Benny, Bjorn, Agnetha dhe Frida. Ata dhanë disa sende personale në këtë ekspozitë".
Ekspozita pason suksesin e grupit – dy çiftet e martuara – si dhe shitjet rekord që arritën gati 400 milionë në mbarë botën. Nëpër Evropë, Australi dhe më në fund në Shtetet e Bashkuara, meloditë e tyre të cilat mbeten në mendje, eksperimentet me teknologjinë e incizimeve dhe kostumet, bënë që për disa vjet, muzika e tyre të ishte eksporti i dytë më i madh i Suedisë, pas prodhuesit të makinave Volvo. Gazetari suedez Torsten Blomquist thotë se bashkatdhetarët e tij janë krenarë për ABBA-t.
"Ne kemi takuar dashuritë e para të jetës duke dëgjuar muzikën e tyre, kështu që ne kemi shumë kujtime së bashku me ABBA".
Pas klasifikimeve të para me hitet si “Mama Mia” dhe “Dancing Queen”, si dhe nëntë albume, grupi u shpërnda. Analistët e industrisë muzikore vërejnë se ndikoi në këtë shpërbërje edhe shkurorëzimi i dy çifeteve, por edhe dallimet muzikore.
Së fundi, me filmin Mamma Mia dhe më parë me pjesët skenike muzikore, një brez i ri ka zbuluar grupit edhe ekspozitën.
Ekspozita do të hapet dhe në Australi pas pak muajsh. Organizatorët janë duke bërë plane për qytetet e tjera, para se ajo të vendoset përgjithmonë në kryeqytetin suedez Stokholm.
Më shumë se 35 vjet pasi grupi pop u bë i famshëm, për adhuruesit, magjia e ABBA-ve ende jeton. /VoA/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShqipëria merr 350 mijë dokumente të periudhës osmane
Keqardhja e Lasgushit: Kur u kthye nga Parisi, kolegët nuk rrinin me Enverin - e quanin “tutkun”!
Historia e letërsisë turke, në pak fjalë
Harta e shteteve të Evropës, gjatë 2400 vjetëve
Në anën e “pas maleve” njerëzit i mbytë vetmia
IKJA E KOLOSIT (poezi të zgjedhura të Dritëro Agollit)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Barcelona do të tentojë transferimin e yllit të Bayernit të cilit i skadon kontrata në fund të sezonit
Njihuni me "ishullin parajsë" në Belize, ku çmimi për një shtëpi nuk është i lirë, por ka shumë për të ofruar
Ky është çifti që thuhet se u gjetën të vdekur, të përqafuar nën rrënoja - pas përmbytjeve shkatërruese në Bosnjë
Ukraina nuk do të anëtarësohet në NATO për sa kohë që unë jam në krye të qeverisë sllovake - thotë kryeministri Fico
Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci
Tifozët e Man United po kërkojnë shitjen e një lojtari pas paraqitjes së dobët ndaj Aston Villës