LAJMI I FUNDIT:

Beqiri nderon Drita Krasniqin me çmimin për teatër

Beqiri nderon Drita Krasniqin me çmimin për teatër

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Valton Beqiri, nderoi të hënën me Çmimin Vjetor për Teatër për vitin 2010, aktoren Drita Krasniqi, në shenjë mirënjohjeje për vepër jetësore me rastin e 40 vjetorit të karrierës së saj artistike.

“Zonja Drita Krasniqi është një nga aktoret e brezit të viteve ’70 të skenës sonë teatrore. Me artin dhe me rolet e saj ekspresive identifikohen shumë nga shfaqjet e realizuara në teatrin tonë për plot 40 vjet, që nga viti 1970 e këndej”.

“Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Teatri Kombëtar i Kosovës e njohin dhe e çmojnë lart përkushtimin, energjinë, talentin, kreativitetin, profesionalizmin dhe kontributin e saj të jashtëzakonshëm në skenën tonë teatrore”, thuhet ne motivacionin e këtij çmimi. /rtk/