LAJMI I FUNDIT:

U dha premiera e shfaqjes “Më afër”

U dha premiera e shfaqjes “Më afër”

Në Teatrin Kombëtar të Kosovës, u shfaq premiera e dramës “Më afër’, punë regjisoriale e Kushtrim Koliqit, ndërsa në shfaqje interpretojnë: Gresa Pallaska, Astrit Kabashi, Arta Selimi e Besart Sllamniku.

Teksti “Më afër” është produkt artistik që i takon zhanrit dramë i cilësuar ndërkombëtarisht si tekst modern i nivelit britanik, i cili e paraqet jetën e disa personazheve me të gjitha karakteristikat e jetës normale, shkruan e përditshmja gazeta “Lajm”.