LAJMI I FUNDIT:

TIFF, çmimi i madh shkon për dy filma

TIFF, çmimi i madh shkon për dy filma

Të dielën në mbrëmje janë ndarë çmimet kinematografike të edicionit të shtatë të Tirana International Film Festival.

Çmimi i madh iu dha filmave “Gruaja pa piano“ e Havier Rebojos dhe “Akademia e Platos“ i Filipos Tsitos. Ndërsa regjisori me i mire u shpall Gjergj Xhuvani.

Ne filmin “Lindje-Perëndim-Lindje”, aktoret protagonistë kanë marrë çmimin e festivalit.

Çmimin e publikut e ka marrë regjisori Ilir Kaso me filmin “Kamioni”, ndërsa DigitAlb dha 5 çmime DigiArt për filmat e transmetuar në kanalin Digi Promo. Viktor Gjika dhe regjisori grek Teo Angelopulos janë nderuar me çmime nderi nga TIFF.


Këtë sezon në garë ishin 14 filma me metrazh të gjatë dhe rreth 100 me metrazh të shkurtër. /TCH/