LAJMI I FUNDIT:

Ndahen çmimet në Festivalin “Vu Theatre Fest”

Ndahen çmimet në Festivalin “Vu Theatre Fest”

Në një solemnitet të veçantë në prezencë të shumë artdashësve dhe personaliteteve tjera të kulturës është bërë ndarja e çmimeve në Festivalin tashmë tradicional të Teatrit në Vushtrri "Vu Theatre Fest".

Juria e festivalit të cilën sivjet e përbënin Musa Fejzullahu dhe Hajdin Islami, vendosi t’i ndajë këto çmime të cilat të pranishmëve ua dorëzoi Avdullah Bunjaku, drejtor i Festivalit dhe i OJQ-së “Ars Qendra”.

Çmimet për skenografi dhe kostumografi i takuan teatrit "Osman R Gashi" të Klinës, po ashtu edhe muzika më e mirë i takoi Arianit Krasniqit nga po ky teatër, çmimi për aktoren më të mirë i takoi Shqipresa Bytyçit nga teatri "Ulpiana" nga Lipjani, po ashtu këtij teatri i takoi edhe çmimi për regjinë më të mirë të cilin e fitoi Avni Qeriqi, ndërsa për skenarin më të mirë u vlerësua Ismet Krasniqi nga teatri “Osman R Gashi” nga Klina.

Në Bujanovc shkuan çmimet për aktorin më të mirë të cilin sivjet e fitoi Viktor Zeqiri dhe çmimi më i mirë cili i takoi po këtij teatri "Forumi rinor" nga Bujanovci.


Festivali “Vu Thetare Fest” është organizuar nga OJQ "Ars Qendra" dhe mbështetur nga Kuvendi Komunal i Vushtrrisë. / Hajdin Islami/