LAJMI I FUNDIT:

Lumturimi i Nënë Terezës, festë sot në Tiranë

Lumturimi i Nënë Terezës, festë sot në Tiranë

Në Tiranë sot është festë zyrtare në nder të Nënë Terezës, murgeshës shqiptare që e kaloijetën e saj në Kalkuta të Indisë, duke ndihmuar mijëra të varfër.

Për këtë arsye, do të zhvillohen shumë veprimtari artistike për nder të saj.

Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve njoftoi se të gjitha institucionet kulturore artistike në varësi të Drejtorisë së Arteve dhe Letrave pranë MTKRS-së, kanë planifikuar organizimin dhe mbarëvajtjen e aktiviteteve kushtuar kësaj dite të shënuar.

Shfaqje do të ketë pothuajse në të gjitha qendrat kulturore në kryeqytet, madje edhe Teatri i Kukullave. /start/